Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu. Dr. Musli Vërbani
Premtimi për furnizim
Udhëheqësia (mëkëmbësia) është premtim nga ana e Allahut, për ata që e meritojnë udhëheqësinë. Kjo çështje nuk njeh ngjyrë, racë, lloj, pasardhës, sepse ka thënë: “Premtimi im nuk ngërthen në vete të padrejtit.” edhe nëse janë fëmijët e tu.
Kështu pra, çështjen të cilën e ka pranuar Ibrahimi a.s. prej Zotit të Lartmadhëruar, kur ka shkuar te kodrina e tharë, pa asnjë bimë, që ta vendosë bashkëshorten e tij Haxheren dhe djalin e tij Ismailin, dhe e ka lutur Zotin që të jetë i butë me djalin e tij, të i ndihmoj bashkëshortes së tij, ashtu që t’i furnizoj me pemë, dhe ka thënë (lutje): “Furnizoj ata me pemë, edhe kush beson prej tyre, por edhe ata të cilët nuk besojnë furnizoj.”
Pasi që ti (Ibrahim) po i përzien udhëheqjen dhe rizkun, me imanin (besimin), atëherë dije se (Zoti i Lartmadhëruar ka thënë): “Premtimi im nuk i ngërthen në vete të padrejtët.” dhe me këtë premtim e ka eliminuar lidhjen e udhëheqjes dhe furnizimit me besimin (imanin).
Çështja e rizkut i ka rregullat dhe ligjet e veta:
- Toka i jep njeriut me anë të elementeve të veta;
- dielli me rrezet dhe me ndriçimin e vet;
- erërat me lëvizjet e tyre; e shumë e shumë dhurata të tjera prej Zotit.
Krijuesi dhe Mirëmbajtësi i gjithësisë, në këtë çështje i ka barazuar besimtarët me pabesimtarët. Për këtë arsye, çdo ekspertizë nuk i nënshtrohet vetëm besimit (Imanit), por i nënshtrohet çështjes së mënyrës së qasjes ndaj tokës. Kush punon, angazhohet dhe zbulon, do të ketë të mirat e tokës edhe në qoftë se është pabesimtar.