Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu. Dr. Musli Vërbani
Pasurinë nuk e pakëson lëmosha
Kënaqësi është kur pasurinë e shpenzon aty ku dëshiron. Kur e pëlqen një ushqim, atë ushqim e blen.
– Kur e pëlqen një rrobë, atë rrobë e blen. Në ato çaste ti gëzohesh duke e shpenzuar pasurinë tënde.
-Kur besimtari e shpenzon pasurinë duke dhënë sadaka apo zekat, këtë e bën sepse beson se Zoti i Lartmadhëruar do ta shpërblejë shumëfish në botën tjetër për atë sadaka apo zekat.
Kështu pra, besimtari kur e shpenzon pasurinë e tij në zekat, ai gëzohet, sepse ajo është vepër e botës tjetër të tij.
Sa i përket hipokritit, në zemrën e të cilit është fshehur pabesimi, ai nuk beson në botën tjetër dhe mendon se nëse shpenzon pasuri nuk do të përfitoj asgjë prej saj, dhe sipas parashikimit të tij, kjo çështje është vetëm humbje e pasurisë dhe asgjë tjetër. Kur ky lloj njeriu shpenzon, atij i kujtohet ‘vështirësia’ që ka hasur derisa e ka fituar, sepse pasurinë të cilën e ka fituar, mendon se e ka fituar me vështirësi, e pastaj i duhet ta shpenzoj, e ai nuk beson në shpërblimin në botën tjetër, kësisoj e konsideron shpenzimin humbje.
Zoti i Lartmadhëruar dëshiron që të na e bëjë me dije faktin se, Zoti dëshiron që ata me rizkun e tyre të poshtërohen në këtë botë me punë, lodhje e vështirësi, e pastaj ta shpenzojnë duke mos pasur shpërblim, dhe si përfundim humbet pasuria e tyre.