Kënaqësia dhe rizku

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu. Dr. Musli Vërbani

Kënaqësia dhe rizku

 

Kur njeriu furnizohet me rizk të lejuar (hallall), jeta e tij është e bekuar, e paskëtaj njeriu shkon në vendin më të mirë të botës tjetër.

Kështu pra, çdo njeri le të fitoj edukatë të tillë, që, të mos mashtrohet nëse e sheh se Allahu dikë tjetër e ka furnizuar më shumë se atë, sepse ne nuk e dimë urtësinë e Zotit për atë furnizim te tjetrit. Ne duhet ta dimë se, rizku është furnizim dhe për njeriun nuk është mjet dekorimi apo nënçmimi.

Njeriu mund të gjendet në situatën për të cilën Zoti i Lartmadhëruar thotë:

فَأَمَّا ٱلۡإِنسَٰنُ إِذَا مَا ٱبۡتَلَىٰهُ رَبُّهُۥ فَأَكۡرَمَهُۥ وَنَعَّمَهُۥ فَيَقُولُ رَبِّيٓ أَكۡرَمَنِ ١٥ وَأَمَّآ إِذَا مَا ٱبۡتَلَىٰهُ فَقَدَرَ عَلَيۡهِ رِزۡقَهُۥ فَيَقُولُ رَبِّيٓ أَهَٰنَنِ ١٦

“Sa i përket njeriut, kur Zoti i Lartmadhëruar e sprovon, e nderon dhe e begaton, thotë: Zoti im më nderoi.

Ndërsa kur e sprovon dhe ia ngushton rizkun, thotë: Zoti im më poshtëroi.” (El Fexhr : 15, 16)

Jo! Nderimi nuk është në shtim të rizkut (furnizimit). Nderim është shpërblimi që pason pas kalimit të testit (sprovës me furnizim) të rëndësishëm. Kalimi i atij testi qëndron në mënyrën e shfrytëzimit të atij rizku. Rizku (furnizimi) i paktë, nuk do të thotë nënçmim për njeriun sepse:

  • Nderimi prej Zotit është që, njeriu, sprovën (detyrën) ta kryej ashtu siç e ka paraparë Zoti i Lartmadhëruar.
  • Ngushtimi në rizk nuk është nënçmim, por bëhet nënçmim nëse njeriu nuk pajtohet dhe nuk e kryen detyrën ndaj asaj begatie.

Lini një koment