E mira e tokës për kë?

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu. Dr. Musli Vërbani

E mira e tokës për kë?

 

Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:

وَمَآ ءَاتَىٰكُمُ ٱلرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَىٰكُمۡ عَنۡهُ فَٱنتَهُواْ

 “Çka ju jep juve i dërguari merreni dhe çka ju ndalon juve largohuni.” (El Hashr : 7)

Sa i përket përkufizimit të çështjeve që kanë të bëjnë me mendjen dhe zemrën, pejgamberi s.a.v.s. thotë:

“Për çështjet e juaja, ju e dini më së miri.”

Në bazë të konceptit të hadithit, konkludojmë se, çështjet e dunjasë janë çështje të cilat janë jashtë kornizës së urdhëresave dhe ndalesave. Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: “Çka ju jep (urdhëron) i dërguari merreni (pranojeni) dhe çka ju ndalon largohuni.” Mirëpo, kur i dërguari i Allahut s.a.v.s. e ka thënë këtë, ai ka vendosur rregull të përgjithshëm, e cila gjithmonë ka të bëjë me planprogramin qiellor, e planprogrami qiellor i Allahut na tregon se Allahu ka krijuar gjithësinë me elementet dhe ligjet e saj, me rregullat dhe format e saj. Të gjitha këto, janë fushëveprim i eksperimenteve praktike, pa marrë parasysh ato a eksperimentohen prej besimtarit apo prej pabesimtarit?. Ato eksperimente japin fryte si për besimtarin ashtu edhe për pabesimtarin.

Lini një koment