Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu. Dr. Musli Vërbani
Dhuntia e Allahut
Dhuntia e Zotit të Lartmadhëruar është dhunti të cilën e ka paraparë për të mirën e njerëzimit, për të gjithë popujt, si për besimtarin ashtu edhe për pabesimtarin. E njëjta vlen edhe sa i përket udhëheqjes (mëkëmbësisë). Nuk ka dallim ndërmjet muslimanëve dhe jomuslimanëve, e këtë e mësojmë në ngjarjen kur Zoti i Lartmadhëruar e ka caktuar atë (Ibrahimin a.s.) për t’i plotësuar detyrat dhe për t’i shpërndarë furnizimet në tokë e pastaj Zoti i Lartmadhëruar i ka thënë:
قَالَ إِنِّي جَاعِلُكَ لِلنَّاسِ إِمَامٗاۖ
“Vërtetë, Unë do të të caktoj (O Ibrahim) udhëheqës për njerëzimin.” (El Bekare : 124)
Kjo nga shkaku se:
- ti (Ibrahim) e ke plotësuar planprogramin e Allahut; dhe
- detyrat i ke kryer në përputhshmëri me kërkesat e Allahut, e për këtë ti (e ke vërtetuar se) je i aftë për të udhëhequr dhe e meriton të jesh udhëheqës.
Pastaj Ibrahimi a.s. i ka thënë:
قَالَ وَمِن ذُرِّيَّتِيۖ
“Edhe pasardhësit e mi.”
Ndërsa Allahu i thotë:
قَالَ لَا يَنَالُ عَهۡدِي ٱلظَّٰلِمِينَ ١٢٤
“Premtimi im nuk i ngërthen të padrejtit.”