Çështjet të cilat kanë mjegulli

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu. Dr. Musli Vërbani

Çështjet të cilat kanë mjegulli

 

Për çështjet, të cilat Zoti i Lartmadhëruar i ka parë se nuk janë të drejta për njerëzit, i dërguari i Allahut s.a.v.s. i ligjëson siç i ka paraparë Ligjvënësi. Për këtë arsye, para islamit Muhamedi s.a.v.s. ka adoptuar fëmijë, pasi që adoptimi ka qenë një zakon i njohur tek arabët, por pas abrogimit nga ana e Allahut, atëherë pejgamberi s.a.v.s. e ka ndryshuar në ligj tjetër, sepse me adoptim, fëmija i adoptuar është bërë fëmijë me të gjitha të drejtat, mirëpo islami e ka zhvlerësuar këtë çështje. Pse?

Sepse adoptimi, prej çështjes së dhurimit të të përkëdhelurit dhe çështjes së fitimit të së drejtës trashëgimore, kalon në një çështje tjetër, e ajo çështje është se, ai bëhet djali yt, dhe ndodh që ti ke një vajzë, e atëherë djali i adoptuar bëhet ‘vëlla’ i saj. E pastaj në bazë të adoptimit, ai e fiton të drejtën ta shohë, të ulet me të, të bisedoj me të, e atëherë çështja kalon prej çështjes së të përkëdhelurit dhe të çështjes së rizkut (furnizimit), në një çështje krejtësisht tjetër.

Lini një koment