Shpërblimi i punës

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu. Dr. Musli Vërbani

Shpërblimi i punës

 

Në momentin kur pabesimtari e ka zbuluar një zbulim (shkencor), a e ka pasur në mendje Allahun?

A e ka pasur në mendje që në çastin e zbulimit?

A e ka pasur në mendje Allahun në momentin kur është lodhur për atë zbulim?

Jo. Ai e ka pasur në mendje atë çka do të zbuloj ai vet, e ka pasur në mendje reputacionin, emrin e tij, autoritetin e tij, ka dashur që ta dinë njerëzit të cilët e rrethojnë atë, për këtë arsye edhe ata e kanë vlerësuar, e kanë respektuar dhe e kanë dekoruar për atë zbulim, e për këtë zbulim, etj..

Kështu pra, ai i cili ka punuar dhe ka zbuluar, për atë që ka punuar dhe zbuluar, atëherë edhe shpërblimi vjen nga ai/ata, kështu që ai ka fituar famë, dekorata, nderime dhe respekt. Tash, kur ky njeri të shkon në ditën e gjykimit, a ta shpërblej Zoti, kur në asnjë çast nuk e ka pasur në mendje Allahun dhe nuk ka punuar për të ‘mirën’ e Tij (Allahut)?. Pra, këtu qëndron dallimi në mes të besimtarit dhe pabesimtarit.

Dallimi në mes të besimtarit dhe pabesimtarit qëndron dhe në masën e të ushqyerit të vet vetes së tij.

  • Pabesimtari punon për punën e tij, dhe pret shpërblim nga puna e tij, ndërsa,
  • Besimtari punon për shkak se Zoti e ka urdhëruar që të punoj për veten e tij. E ai punon edhe për tjetrin i cili nuk ka mundësi ta punoj atë punë, dhe shpërblimin për këtë punë e pret nga Allahu.

Lini një koment