Mbrojtje kundrejt dëshirave (epsheve)

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu. Dr. Musli Vërbani

Mbrojtje kundrejt dëshirave (epsheve)

 

Dëshirat (epshet) krijojnë konflikt në çdo çështje. E ligji qiellor ndërhyn që t’i kanalizoj dhe t’i pengoj ato.

Kuptimi i kanalizimit dhe ndërhyrjes në dëshira dhe epshe të njerëzve do të thotë parandalim i ndeshjes së dëshirave (epsheve) të kundërta me njëra-tjetrën. Sepse ndeshja e dëshirave (epsheve) qon deri te krijimi i një force dëshirash (epshesh). Krijimi i një force mbizotëruese nuk i shërben shoqërisë, sepse kur një forcë e lufton një forcë tjetër dhe ndërhyn në tjetrën, hyn dhe forcohet edhe më shumë, e Allahu dëshiron që të na mbrojë nga gjërat të cilat veprojnë me dëshira (epshe), për këtë arsye ka vendosur ligj dhe rregull, dhe dëshiron që njeriu në këtë botë t’i zbuloj sekretet dhe të përfitoj. Pra, neve na është lejuar hulumtimi dhe studimi, sepse eksperimentet e tilla na sjellin dobi në shumë çështje të ndryshme. Por, për çudi, këto çështje (zbulime) po bëhen ‘alibi’ për të kritikuar fenë tonë, sepse ata (ateistët) po thonë: Islami është fe e cila i ndalon njerëzit (mendjet e tyre) të zbulojnë çështje të dobishme, sidomos kur janë në pyetje zbulimet e kohëve te fundit e prej të cilave përfiton dhe kanë dobi njerëzit, siç janë: zbulimi sëmundjeve të ndryshme dhe zbulimi i mjeteve të shërimit të tyre, bie fjala, mjetet e anestezisë (pengimit të dhimbjeve) të njerëzve, etj..

 

Lini një koment