Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu. Dr. Musli Vërbani
Kufiri i punës
Besimtari i cili e ka në mendje Allahun, punon edhe për nevojat e tij, edhe për nevojat e tjetrit, dhe thotë: Unë i plotësoj deri në fund nevojat e mia, e çka është shtesë ajo mbetet për të paaftit, për pasardhësit e mi të dobët, të cilët janë rreth e qark meje. Por parashtrohet pyetja: Kur punon, kënd e ka ndërmend?
Në mend e ka Zotin e atyre njerëzve. E, atëherë çdo punë shtesë që e bën prej urtësisë së tij, e shpërblen Allahu. Këtë çështje shumë qartë na e pasqyron Zoti i Lartmadhëruar kur thotë:
وَقَدِمۡنَآ إِلَىٰ مَا عَمِلُواْ مِنۡ عَمَلٖ فَجَعَلۡنَٰهُ هَبَآءٗ مَّنثُورًا ٢٣
“E, Na paraqesin veprat të cilat i kanë punuar ata dhe Ne i bëjmë ato hi e pluhur.” (El Furkan : 23)
Që do të thotë se ata kanë punuar, por Zoti i Lartmadhëruar atë punë e ka bërë hi e pluhur.
Në një ajet tjetër thotë:
قُلۡ هَلۡ نُنَبِّئُكُم بِٱلۡأَخۡسَرِينَ أَعۡمَٰلًا ١٠٣ ٱلَّذِينَ ضَلَّ سَعۡيُهُمۡ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا وَهُمۡ يَحۡسَبُونَ أَنَّهُمۡ يُحۡسِنُونَ صُنۡعًا ١٠٤
“Thuaj: A dëshironi t’ju tregoj për punët më të dështuara. Ata të cilët, angazhimi i tyre është humbur në këtë botë, ndërsa ata llogarisin se kanë vepruar shumë mirë.” (El Kehf : 103, 104)
Ka qenë e mundur që ata ta merrnin me vete punën e tyre dhe ta marrin çmimin në botën tjetër, por për këtë është dashur që kur kanë punuar ta kenë pasur në mendje Allahun. Po ta kishin pasur në mendje Allahun, do ta kishin marrë atë çmim. Zoti i Lartmadhëruar na tregon qartë në Kur’anin fisnik, ku thotë:
وَٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ أَعۡمَٰلُهُمۡ كَسَرَابِۢ بِقِيعَةٖ يَحۡسَبُهُ ٱلظَّمَۡٔانُ مَآءً حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءَهُۥ لَمۡ يَجِدۡهُ شَيۡٔٗا وَوَجَدَ ٱللَّهَ عِندَهُۥ فَوَفَّىٰهُ حِسَابَهُۥۗ وَٱللَّهُ سَرِيعُ ٱلۡحِسَابِ ٣٩
“Shembulli i atyre të cilët mohojnë Zotin e tyre, veprat e tyre janë sikurse paraqitja e mirazhit në një kodrinë dhe i eturi mendon dhe llogaritë se është me ujë, derisa t’i afrohet atij e nuk gjen asgjë, mirëpo, befasohet kur e sheh pranë vetes Allahun dhe Ai do t’ia japë llogarinë e tij. Allahu është i shpejtë në llogaritje.” (En Nurë : 39)