Dhurues është Allahu

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu. Dr. Musli Vërbani

Dhurues është Allahu

 

Zoti i Lartmadhëruar t’i ka dhënë (plotësuar) nevojat e domosdoshme të jetesës, ndërsa nëse dëshiron standard më të lartë, shfrytëzoje mendjen tënde, sepse Zoti i Lartmadhëruar ta ka dhënë mendjen, logjikën dhe lëndën në ekzistencë. Pasi që Allahu t’i ka dhuruar këto baza elementare të jetës, ti vendosi në praktike, ashtu që ta ngritësh nivelin e jetës tënde.

Zoti i Lartmadhëruar e ka vendosur Ademin a.s. për të jetuar në xhenet në një afat të caktuar për ta trajnuar dhe për ta përgatitur, dhe për këtë çështje i ka thënë:

إِنَّ لَكَ أَلَّا تَجُوعَ فِيهَا وَلَا تَعۡرَىٰ ١١٨ وَأَنَّكَ لَا تَظۡمَؤُاْ فِيهَا وَلَا تَضۡحَىٰ ١١٩

“Këtu nuk do të mbetesh kurrë i uritur, e as i zhveshur, nuk do të kesh etje dhe as vapë.” (TaHa : 118, 119)

(Zoti i Lartmadhëruar i tha) O Adem, ti ke furnizim për të ngrënë, për të pirë, do të kesh vendstrehim dhe veshmbathje. Me këtë e mësojmë se, furnizimet elementare të jetës janë:

 

Furnizimet Argumenti
1.      Ushqimi Nuk do të jesh i uritur
2.      Rrobat (nuk do të jesh) as i zhveshur
3.      Uji (nuk do të jesh) i etur
4.      Vendstrehimi (nuk do të kesh) as vapë

Lini një koment