Çka është angazhimi?

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu. Dr. Musli Vërbani

Çka është angazhimi?

 

Elementet apo materialet (materia) të cilat i nënshtrohen vërtetimit eksperimental dhe reflektimit lëndor nuk janë asgjë tjetër përveçse reflektim (rezultat) i veprimit mbi ta. Materia nuk ka vullnet të lirë, e si rrjedhojë nuk ka as dëshira.

Zoti i Lartmadhëruar, mendjet e njerëzve i ka lënë të lira që të mendojnë, planifikojnë, eksperimentojnë, me qëllim që të sjellin dobi dhe përfitime, për këtë arsye, pa marrë parasysh a janë mendje të besimtarëve apo të pabesimtarëve, përdorimi i mendjes sjell rezultate, suksese dhe përfitime. E kjo është arsyeja se pse pejgamberi s.a.v.s. e ka sjell ligjin qiellor që të jetë planprogram i jetës e cila ndërhyn dhe e kanalizon fushën e dëshirave.

Lini një koment