Cilat janë të mirat e kësaj bote?

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu. Dr. Musli Vërbani

 

Cilat janë të mirat e kësaj bote?

 

Të mira të kësaj bote janë ato me të cilat sigurohet jeta. Njerëzit janë të krijuar prej elementeve të cilat janë të shpërndarë në gjithësi. Ata të cilët dëshirojnë që të krijojnë frikë në ne, se në shekujt XX (autori këtë e ka thënë në shek. XX) dhe XXI do të ketë krizë të madhe të furnizimit me artikuj ushqimor dhe se njerëzit do të vdesin nga uria, u themi: Besimi (imani) nuk e pranon këtë logjikë boshe. Dhe varësisht sa i lartë do të jetë besimi (imani), aq do të nxitë të hulumtosh për ardhmërinë. Pse? Nga shkaku se, nëse çështjen e vendos në kandarin e besimit, atëherë e di se Ai i cili i ka krijuar krijesat, e ka paraparë edhe furnizimin e tyre, që jeta e tyre të jetë e siguruar. Mirëpo, ka dallim ndërmjet furnizimit të domosdoshëm dhe furnizimit luksoz (jetë luksoze).

Lini një koment