Puna dhe aftësia

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Puna dhe aftësia

 

Zoti i Lartmadhëruar e respekton aktivitetin e njeriut në punë, dhe kërkon që secili njeri të punoj në bazë të aftësisë së tij, e jo në bazë të nevojës së tij. Po të punonte secili njeri në bazë të nevojës së tij, nuk do të kishte pasur tepricë për dhënie të zekatit nga pasuria e fituar. Për këtë arsye, pasurinë të cilën e fiton njeriu në këtë botë, Zoti e konsideron pasuri të njeriut, me qëllim që secili nga ne të punojë në bazë të aftësisë që ka. Pasuria është pasuri personale dhe kur të kesh tepricë nga pasuria jote e cila është mbi nevojat e tua, atëherë ti nuk ke dëshirë që pasuria e tepërt të largohet nga ju, ndërsa, në të njëjtën kohë dëshiron të shpenzosh në atë që të bën dobi, e duhet ta dish se shpenzimi më i mirë i cili të bën dobi është që të punosh për jetën tënde në botën tjetër.

Kështu pra, ti, ke nevojë për pasuri tepricë (shtesë) që të japësh zekatin dhe sadakanë, me qëllim që të sigurosh jetën tënde të botës tjetër, ndërsa i varfri ka nevojë për pasurinë tënde tepricë (shtesë), që me atë pasuri të jetojë në këtë botë. Kështu, secili ka nevojë për njëri-tjetrin, mirëpo, Zoti i Lartmadhëruar e respekton punën e njeriut dhe të pasurit i ka dhënë mundësi të fitoj sasi më të madhe se sa i nevojitet (për këtë botë), ndërsa të varfrit i ka dhënë më pak se sa i nevojitet.

  • – Nëse njeriu e gjen një thesar, zekati për të është 20%;
  • – Nëse njeriu mbjell, punon dhe e korrë, zekati për të është 10%;
  • – Nëse është në valutë të punës ditore, si f.v.: në tregti, zekati për të është 2.5%.

Kjo është kështu, nga shkaku se, sa më shumë angazhohet njeriu në punën e tij, përqindja e zekatit është më e vogël. Sa më pak angazhohet njeriu në punën (fitimin) e tij, përqindja e zekatit është më e madhe. Kjo, nga shkaku se Zoti i Lartmadhëruar dëshiron ta stimuloj njeriun të punojë, sepse shoqëria përfiton nga puna e tij edhe nëse njeriu (punëtori) nuk e ka atë qëllim.

Lini një koment