Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Për çka do të pyesin njerëzit?
Njerëzit mund të pyesin:
Pse Zoti e ka caktuar njeriun mëkëmbës në tokë?
(Pse) Disa të aftë, disa të paaftë?
(Pse) Ky jep, tjetri merr?
Pse nuk i ka bërë që të gjithë të aftë?
Ne u themi: Dallimet janë masë e matjes së çështjeve të cilat e plotësojnë peshojën.
Kemi natën, kemi ditën. Por a mos është nata e kundërta e ditës?
Jo! Nata e plotëson ditën dhe dita e plotëson natën. Po mos t’i kishte krijuar që të dyja së bashku, atëherë do të humbej balanca (ekuilibri) e gjithësisë. Zoti i Lartmadhëruar thotë:
قُلۡ أَرَءَيۡتُمۡ إِن جَعَلَ ٱللَّهُ عَلَيۡكُمُ ٱلَّيۡلَ سَرۡمَدًا إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ مَنۡ إِلَٰهٌ غَيۡرُ ٱللَّهِ يَأۡتِيكُم بِضِيَآءٍۚ أَفَلَا تَسۡمَعُونَ ٧١ قُلۡ أَرَءَيۡتُمۡ إِن جَعَلَ ٱللَّهُ عَلَيۡكُمُ ٱلنَّهَارَ سَرۡمَدًا إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ مَنۡ إِلَٰهٌ غَيۡرُ ٱللَّهِ يَأۡتِيكُم بِلَيۡلٖ تَسۡكُنُونَ فِيهِۚ أَفَلَا تُبۡصِرُونَ ٧٢
“Thuaj (O Muhamed): Pa mendoni, nëse Allahu ua bën natën të përhershme deri në Ditën e gjykimit, cili zot, pos Allahut do t’ua sillte ditën që bën dritë, a nuk dëgjoni? Thuaj: Pa mendoni nëse Allahu ua bën ditën të përhershme deri në Ditën e gjykimit, cili zot pos Allahut do t’ua sillte natën, në të cilën qetësoheni? A nuk po shihni? (Kasas : 71, 72)
Për këtë arsye, njeriu, që të punoj, ka nevojë për dritën e ditës dhe, që të pushoj, ka nevojë për errësirën dhe qetësinë e natës. Nëse njeriu nuk flenë dhe nuk pushon, ai nuk mund të punoj. Me këtë, ne e vërtetojmë se nata dhe dita e plotësojnë (komplementojnë) njëra-tjetrën dhe nuk e kundërshtojnë njëra-tjetrën.