Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Pastrim (kujtim) nga pakujdesia (harresa)
Zoti i Lartmadhëruar është Krijuesi i shpirtit njerëzor, dhe Ai e di se çka ka në zemrat e tyre. Allahu i Lartmadhëruar ia tërheq vërejtjen të aftit, që të ndaj nga fitimi i tij dhe t’ia jep të paaftit.
Ne jetojmë në botën e konkurrencës dhe xhelozive.
Është e mundur që i afti i sodit, të bëhet i paafti i së nesërmes. Për këtë arsye, soditja në të paaftin, krijon brengë në zemrën e njeriut të aftë dhe e bën që t’i kujtoj begatitë që ia ka dhuruar Allahu. Me të kuptuar këtë, i afti shpejton që të jap prej pasurisë së tij dhe kënaqet kur jep, sepse frikësohet se mos do të bëhet i paaftë sikurse ai. Nëse e shohim thënien e Zotit të Lartmadhëruar:
خُذۡ مِنۡ أَمۡوَٰلِهِمۡ صَدَقَةٗ تُطَهِّرُهُمۡ وَتُزَكِّيهِم بِهَا وَصَلِّ عَلَيۡهِمۡۖ إِنَّ صَلَوٰتَكَ سَكَنٞ لَّهُمۡۗ وَٱللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ ١٠٣
“Merr nga pasuria e tyre zekatin, me qëllim që t’i pastrosh ata dhe t’i bësh të çiltër.” (Et-Tevbe : 103)
Ne e shohim se, sadakaja:
- – e pastron (e këndell) njeriun nga pakujdesia e cila e kaplon; dhe
- – e pastron shpirtërisht.
Zoti i Lartmadhëruar, kur e ka obliguar zekatin, e cila është pjesë shtesë që del nga dora e të pasurit për tek dora e të varfrit, këtë dhënie e ka titulluar shtim pasurie, edhe pse për nga aspekti i jashtëm është pakësim. Të supozojmë se pasuria jote qëndron tek ti gjatë gjithë jetës, sado që të zgjasë jeta jote prapëseprapë është e shkurtër, dhe patjetër se do të vij dita kur ti do të ndahesh nga ajo pasuri, e kjo ndodh me vdekjen tënde. Në atë moment, atë pasuri që e ke fituar dhe e ke grumbulluar, e humb; ndërsa atë që e ke dhënë sadaka, vazhdon të mbetet me ty, që të të shoqëroj në botën tjetër, pra, mbetet me ty në botën e përgjithmonshme, as nuk i ndahesh, as nuk të ndahet, dhe në të njëjtën kohë, Zoti i Lartmadhëruar ta shumëfishon. Për këtë arsye Zoti i Lartmadhëruar thotë (në hadith kudsij):
“Njeriu thotë: Pasuria ime, pasuria ime!
E, nuk është pasuri e jotja, pos asaj që:
- – e ke ngrënë dhe e ke shpenzuar;
- – ose e ke blerë veshmbathjen dhe e ke harxhuar;
- – ose ke dhënë sadaka, dhe të ka mbetur.