Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Kujt i jepet pasuria?
Nëse e do një njeri, ti i jep nga pasuria që ke, por nëse nuk ke, ti hyn në borxh dhe i jep. Pra, nuk e lë pa i dhënë. Zoti i Lartmadhëruar thotë:
مَّن ذَا ٱلَّذِي يُقۡرِضُ ٱللَّهَ قَرۡضًا حَسَنٗا فَيُضَٰعِفَهُۥ لَهُۥٓ أَضۡعَافٗا كَثِيرَةٗۚ وَٱللَّهُ يَقۡبِضُ وَيَبۡصُۜطُ وَإِلَيۡهِ تُرۡجَعُونَ ٢٤٥
“Kush do t’i jap Allahut hua, huazim të mirë. Ai di t’ia kthej atij me fitim të shumëfishtë. Allahu edhe e ngushton furnizimin, por edhe e shton. Tek Ai do të ktheheni.” (El Bekare : 245)
Pse Zoti i Lartmadhëruar thotë “…kush do t’i jap Allahut hua…” kur dihet se pasuria është e Allahut?.
Ne themi: Padyshim se Allahu e respekton punën e njeriut dhe pasurinë që e fiton. Por, ka kërkuar që prej asaj pasurie t’i jep vëllait i cili ka nevojë, dhe këtë dhënie ta konsideroj si dhënie drejtuar Allahut, e e gjithë kjo, vetëm e vetëm për të fituar kënaqësinë e Allahut. Kjo i bie se, ai i cili i jep nevojtarit, i ka dhënë hua Allahut. Njësoj sikurse baba i cili e cakton arkën e kursimeve për fëmijët e tij, dhe ia cakton secilit fondin e kursimeve, e pastaj kur të paraqitet gjendje e vështirë ekonomike, shkon secili fëmijë dhe kërkon nga baba që t’i tërheq kursimet e tij. Mirëpo, pasuria e fëmijëve është pasuria e babës e marrë në konsideratë, sepse ua ka dhuruar fëmijëve dhe pastaj e ka llogaritur si pasuri të tyre.