Interesi i përgjithshëm

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Interesi i përgjithshëm

 

 

Njëri e ndërton një ndërtesë, nga ajo ndërtesë të gjithë përfitojnë, qoftë edhe nëse pronari nuk ka qenë i vetëdijshëm që me këtë ndërtim përfiton shoqëria. Disa njerëz mendojnë se vetëm puna sjell pasuri, ndërsa harrojnë se Allahu është Ai i cili ua ka mundësuar dhe ua ka lehtësuar atë punë. Mos të harrojmë se, ndonjëherë frynë erë e fortë dhe i dëmton të lashtat e me këtë e hedh poshtë mundin e atyre të cilët i kanë mbjellë dhe ujitë, dhe kështu mbesin duarthatë. Kjo na bën me dije se, çdo gjë plotësohet dhe realizohet me dëshirën e Allahut dhe jo domosdoshmërisht me pasimin e shkaqeve.
Kur Zoti i Lartmadhëruar e shfaros një pjesë të të lashtave të ndonjë vendi, ai e bekon dhe e shton në një vend tjetër. Nëse në një vend shkatërrohen arat e misrit, në një vend tjetër shtohet prodhimi i misrit, kështu që banorët e vendit ku janë shkatërruar të lashtat blejnë nga banorët e vendit tjetër (ku është shtuar prodhimi), ose edhe shteti i cili ka realizuar misër tepricë, i dërgon ose si ndihmë ose si mbështetje vendit të cilit i janë shkatërruar arat e misrit. Pra, në këtë mënyrë nivelohet jeta dhe bëhet barazimi shoqëror.

Lini një koment