Bota jote është aq sa është jeta jote

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Bota jote është aq sa është jeta jote

 

Atyre të cilët e duan pasurinë, u themi: Me pasurinë vepro në atë mënyrë që ajo të qëndroj me juve për një kohë të gjatë. Kjo botë nuk është njësi matëse e jotja, por për ty kjo botë është aq sa do të jetosh në të, kurse në botën tjetër do të jetosh gjithmonë në të.

Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“Allahu është i Ditur, i Urtë.” që do të thotë: Allahu i vendos gjërat në vendet e tyre, me dituri dhe urtësi. Këtë e bazojmë në thënien e Tij:

أَلَا يَعۡلَمُ مَنۡ خَلَقَ وَهُوَ ٱللَّطِيفُ ٱلۡخَبِيرُ ١٤

“A nuk e di se çka ka krijuar (Allahu), Ai është i Butë, i Gjithinformuar.” (El Mulk : 14)

Urtësia qëndron në atë se: të gjithë njerëzit janë robër të Allahut. Nuk ka dallim në mes të pasurit dhe të varfrit. Por, dallimi qëndron ndërmjet njerëzve në këtë botë, sepse kjo botë nuk ka nevojë për individë të njëjtë serik. Jeta nuk mund të jetë funksionale nëse që të gjithë jemi inxhinierë ose që të gjithë bëhemi mjekë ose që të gjithë bëhemi gjykatës. Patjetër që dhuntitë duhet që të shpërndahen varësisht prej nevojave të jetesës. Secili nga ne duhet të specializohet në diçka në të cilën nuk janë të specializuar të tjerët, e, edhe tjetri duhet të specializohet në diçka tjetër, në mënyrë që unë të kem nevojë për të dhe ai të ketë nevojë për mua. Ndërlidhshmëria në mes nesh, nuk duhet të jetë në baza mbivlerësuese ose vullnetare, por duhet të jetë në baza të nevojës (për njëri-tjetrin) dhe të sigurimit të furnizimit.

Lini një koment