Besimi

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Besimi

 

Njeriu duhet patjetër ta dijë se nuk është paraardhës (burim) i gjithësisë, por është i ardhur dhe mëkëmbës në të. Shkatërrimi i tokës fillon kur njeriu e llogarit veten se është paraardhës i saj. Kujdes, mos mendo se ai i cili jep është më i vlefshëm se ai i cili merr, ose ai i cili merr është më i vlefshëm se ai i cii jep, por që të dy janë të të njëjtës vlerë.

Besimi (imani) është 50-50. Gjysma e imanit është falënderimi, gjysma tjetër është durimi. Ti ose je i begatuar dhe falënderon, ose je i privuar dhe duron. I pasuri i cili është pronar i të mirave materiale, e ka marrë me vete gjysmën falënderuese dhe është privuar nga gjysma duruese. Për këtë arsye, është urdhëruar që të jep nga pasuria të cilën e ka arritur me djersë dhe nga puna e dorës së tij, e këtë dhënie të pasurisë e arrin me durim. Kësisoj rregullohet edhe çështja e të varfrit. Nëse më herët e ka marrë gjysmën duruese, tash kur ta merr pasurinë e të pasurit pa shpenzuar mund, e falënderon Allahun për begatitë e Tij, dhe me këtë e kompleton edhe gjysmën falënderuese. Me këtë e pamë se, me zbatimin e planprogramit të Allahut, mund të përmbushet besimi (imani), i cili është gjysma falënderim dhe gjysma durim.

Kur jep i pasuri, atëherë i paafti për fitim e shtyp hidhërimin e tij, sepse Zoti i Lartmadhëruar i ka dhënë pa ndier mundim dhe lodhje, ndërsa i pasuri hulumton se ku duhet të jepet zekati dhe i kërkon të varfrit që tu jep atyre.

Lini një koment