Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani
A janë krijesat komplementar (plotësues) të njëra-tjetrës, apo janë të barabarta?
Kur është në pyetje mashkulli dhe femra, njerëzit nuk e kuptojnë se mashkulli dhe femra janë komplementar të njëri-tjetrit, por nga padija apelojnë që të bëhet barazimi i femrës me mashkullin.
Ne u themi: Ju mendoni se mashkulli dhe femra janë dy gjini të ndryshme, por në të vërtetë ato janë krijuar prej një gjinie dhe janë ndarë në dy lloje, ku secili lloj ka detyra dhe specifika me të cilat dallohen nga njëri-tjetri. Në bazë të këtyre detyrave dhe specifikave, këto dy lloje bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Lexojeni thënien e Zotit të Lartmadhëruar:
وَٱلَّيۡلِ إِذَا يَغۡشَىٰ ١ وَٱلنَّهَارِ إِذَا تَجَلَّىٰ ٢
“Pasha natën që mbulon (me errësirë) dhe pasha ditën që agon (me ndriçim).” (El Lejl : 1, 2)
Zoti i Lartmadhëruar i ka përmendur dy çështje që janë komplementar të njëri-tjetrit. Ai i cili nuk flenë dy apo tri ditë, patjetër se duhet të flejë dy apo tri ditë, që ta mbush zbrazëtirën, dhe që më pastaj të jetë i gatshëm të vazhdoj punën e tij. Të shohim thënien e Zotit të Lartmadhëruar:
وَٱلَّيۡلِ إِذَا يَغۡشَىٰ ١ وَٱلنَّهَارِ إِذَا تَجَلَّىٰ ٢ وَمَا خَلَقَ ٱلذَّكَرَ وَٱلۡأُنثَىٰٓ ٣
“Pasha natën që mbulon (me errësirë) dhe pasha ditën që agon (me ndriçim) dhe për atë që ka krijuar mashkullin dhe femrën.” (El Lejl : 1-3)
Mashkulli dhe femra janë si nata dhe dita, dy të ndryshme të cilat e plotësojnë njëra-tjetrën, e ti mos i konsidero armiq (të kundërt), por këtë çështje shikoje në prizmin e komplementimit (plotësimit) mes tyre, sepse Zoti i Lartmadhëruar thotë:
إِنَّ سَعۡيَكُمۡ لَشَتَّىٰ ٤
“Vërtetë angazhimi i juaj është i shumëllojtë.” që do të thotë se secili ka detyrë të veçantë në jetë.
Në këtë ka urtësi
Zoti i Lartmadhëruar ka paraparë urtësi në krijesa, ashtu që çdo gjë t’i shërbejë njeriut: të ngurtat, bimët dhe kafshët. Kjo është bërë që njeriu t’i përgjigjet planprogramit të Allahut dhe ta adhuroj Atë. Mirëpo, urtësinë të cilën Allahu e ka paraparë në sende, nuk i përgjigjet (nënshtrohet) njeriut derisa njeriu ta kuptojë atë se kjo botë nuk është e nënshtruar (në shërbim) për shkak të tyre (fuqisë së njerëzve) por i është nënshtruar njeriut prej fuqisë së Allahut të Lartmadhëruar:
كَلَّآ إِنَّ ٱلۡإِنسَٰنَ لَيَطۡغَىٰٓ ٦ أَن رَّءَاهُ ٱسۡتَغۡنَىٰٓ ٧
“Por, padyshim se njeriu e tejkalon çdo kufi të krimit, kur e mendon veten se është i pavarur (në tërësi).” (El Alek : 6, 7)
Vogëlushi mund ta drejtoj devenë e madhe, ndërsa njeriu i madh nuk mund të afrohet dhe ta kap gjarprin e vogël. Pas kësaj, urtësia (arsyeja e shëndoshë) na qon drejt asaj që, njeriu ta ndjej se aftësia dhe fuqia e tij, është prej Allahut të Lartmadhëruar dhe jo prej vetes së tij. Për këtë arsye, Allahu krijon njerëz të dobët, të cilët nuk mund të fitojnë pasuri për të jetuar, e me këtë ka dashur që të na e tërheq vëmendjen në atë se forca e të fortëve është dhuratë prej Allahut, e jo prej vet njeriut, sepse po të ishte prej njeriut, atëherë nuk do të kishte pasur asnjë të paaftë në tokë.
Kur i forti e kupton se forca e tij është dhuratë prej Zotit, dhe e kupton që këtë forcë mund t’ia merr dhe të bëhet i dobët sikurse të dobëtit e tjerë që i sheh para tij, siç janë:
- I dobëti i cili nuk mund të punoj,
- i verbri i cili nuk mund të fitoj,
- i zbathuri i cili nuk mund të ecë, etj..
Të gjithë këta ekzistojnë, për arsye që t’u tërhiqet vërejtja të shëndoshëve dhe të fortëve, se shëndeti dhe forca janë dhuratë prej Allahut dhe që të mos mashtrohen dhe të bëjnë mëkate, por që të frikohen dhe të jenë të kujdesshëm për faktin se Allahu është Ai i cili jep dhe Ai është i Cili merr.