Qielli dhe tymi

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Qielli dhe tymi

 

 

Të kalojmë në një prej shenjave të mëdha të ditës së gjykimit e cila do të paraqitet. Lexo thënien e Zotit të Lartmadhëruar:

“Andaj, ti prite atë (ditë), kur qielli do të lëshoj tym të qartë, që do t’i mbuloj njerëzit (e do tu thuhet): Ky është dënim i dhimbshëm! (Mohuesit do të thonë): O Zoti ynë, lirona prej dënimit! Ne tashmë besojmë.” (Duhan : 10-12)

Kjo është prej shenjave të mëdha e cila do të paraqitet për të përfunduar bota. Të gjitha shenjat të cilat i kemi treguar janë shenjat e mëdha të përfundimit të botës. Kjo shenjë është se nga qielli do të vjen një tym i cili do ta përfshijë gjithë tokën. Ky tym do të kaploj çdo send, dhe kjo do të ndodhë atëherë kur njeriu do të mëkatoj, do të vetëmashtrohet dhe nuk do ta zbatoj planprogramin e Allahut dhe kur të krijoj bindje se kjo botë vepron sipas ligjeve të tij, pra, atëherë paraqitet ky tym, që me të të dënohen njerëzit dhe ky tym do ta mbështjell tokën, e atëherë njerëzit do t’i drejtohen Allahut të Lartmadhëruar, që t’i liroj nga ai ndëshkim, sepse ata do të besojnë, do të pendohen dhe do të drejtohen në rrugën e planprogramit. Mirëpo, në momentin që Allahu do t’ua largon dënimin, do të largohen nga besimi dhe do të bëhen jobesimtar. Pas kësaj, vjen katastrofa e madhe dhe hakmarrja e Zotit ndaj atyre të cilët i shohin argumentet e Zotit, por i kundërshtojnë.

Për këtë sfidë, na ka treguar Zoti i Lartmadhëruar dhe i dërguari i Allahut s.a.v.s.. Kjo është prej shenjave të mëdha të cilat do të ndodhin para përfundimit të kësaj bote. Zoti i Lartmadhëruar e ka sfiduar gjithë njerëzimin me gjithë arritjet dhe fuqinë që e ka që t’i dal përballë fuqisë së Zotit. Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“O ju njerëz, ju është sjell një shembull, andaj dëgjojeni atë me vëmendje: Idhujt që ju i adhuroni në vend të Allahut, nuk mund të krijojnë as një mizë edhe nëse bashkohen të gjithë për këtë. I dobët është përgjëruesi (adhuruesi), por edhe ai të cilit i përgjërohen (idhujt). Ata nuk e vlerësojnë Allahun me vlerën e Tij të vërtetë. Padyshim se Allahu është i fortë dhe i Plotfuqishëm.” (El Haxh : 73, 74)

Kjo sfidë e Allahut e cila i drejtohet gjithë njerëzimit, vazhdon edhe sot. Kjo sfidë ka filluar para 14 shekujve, ka vazhduar pandërprerë deri më sot,  dhe do të vazhdojë deri sa të përfundojë kjo botë, por njerëzit nuk do të munden kurrë që ta krijojnë një mizë. Kjo është krijesa e dobët (miza), me të cilën Allahu i Lartmadhëruar ka dashur të sfidoj tërë botën në përgjithësi, pa përcaktuar ndonjë popull, ndonjë grup të caktuar, apo gjini të caktuar. Zoti i Lartmadhëruar ka kërkuar nga të gjithë shkencëtarët e botës pa përjashtim, që të gjithë të bashkohen, t’i ndihmojnë njëri-tjetrit, t’i bashkojnë forcat që të krijojnë diçka të gjallë, mirëpo deri më tani edhe pse kanë arritur të realizojnë gjëra të shumta si në astronomi, po ashtu edhe në shkencat tjera, ata nuk kanë mundur të krijojnë as një pjesë të një  qenie të gjallë.

Lini një koment