Zekati në pemë e perime

Dr. Musli Vërbani

ZEKATI NË PEMË E PERIME

 

Zoti i Lartmadhëruar në Kur’an thotë:

“Dhe shpenzoni nga të mirat (pasuria) të cilat i keni fituar dhe prej atyre që i përfitoni prej tokës (pemëve dhe perimeve)”.

Muhamedi a.s. po ashtu e ka caktua edhe shumën e dhënies së pemëve dhe perimeve duke thënë:

“Çka e ka ujitur qielli me shi jepet 10 % zekat ”.

Ndërsa arat apo plantacionet të cilat nevojiten me i ujitur me mjete, për arsye se shpenzohet mund dhe angazhim, atëherë përqindja e zekatit zvogëlohet prej 10 %  në  5 %.

Për këtë Muhamedi a.s. ka thënë:

“Çka ujitet me kafshë dhe me mjete tjera, atëherë zekati është 5 %”.

Duhet ditur se zekati i pemëve dhe perimeve jepet në kohën e të velurave ose të korrurave. Thotë Zoti i Lartmadhëruar:

“Dhe jepeni pjesën e caktuar (zekatin) ditën e të korrurave”. (El En’am, 141)

Zekati i pemëve dhe perimeve jepet kur sasia e tyre e arrin NISABIN.

Nisabi i pemëve dhe i perimeve është pesë barrë apo 60 saëja, që është e barabartë me 1092 kg.

Pra, nëse pronari i pemëve dhe perimeve ka më pak se 1092 kg. nuk jep zekat, ndërsa kur arrin në 1092 kg. e më shumë e jep zekatin. Muhamedi a.s. ka thënë:

“Nuk ka zekat në (sasinë) më pak se 5 EVTHAK (barrë)”.

Lini një koment