Të lejuarat e agjëruesit

Dr. Musli Vërbani

Të lejuarat e agjëruesit

Për agjëruesin janë të lejuara:

1. Me flladitë veten me ujë të ftohtë për shkak të nxehtësisë ose me u la për shkak të zhegut apo djersitjes.

2. Lejohet me u zgjua xhunub në mëngjes e pastaj me u pastrua dhe me vazhdua agjërimin.

“Transmeton Aishja r.a. se Muhamedi a.s. pas imsakut është zgjuar në mëngjes i papastër – xhunub nga kontakti martesor, pastaj është pastrua (ka marrë gusul) dhe e ka vazhdua agjërimin”.

3. Me i la dhëmbët, me kusht që mos me depërtua uji në fyt.

4. I lejohet agjëruesit me përqafua bashkëshorten e tij, me kusht mos me u frikësua se i ndodhë ejakulimi.

 

Lini një koment