Dr. Musli Vërbani
SUNETET E QËNDRIMIT NË ARAFAT
Sunetet e qëndrimit në Arafat janë:
- Me shkua në Mine në ditën e 8-të të Dhul Hixhes d.m.th. një ditë para qëndrimit në Arafat. Aty me qëndrua tërë natën, pastaj kur të lind dielli me vazhdua rrugën për në Arafat. Mirëpo nuk hyn në Arafat vetëm pasi të arrijë dielli në Zenit. Nëse arrijnë më herët qëndrojnë në vendin Nemre në periferi të Arafatit.
- Në Nemre me marrë gusël (me u pastrua tërësisht).
- Mos me hy në Arafat para se të kalojë dielli kupën qiellore, por pasi të kalojë prej kupës qiellore (zenitit).
- Imami me i mbajt dy hutbe dhe me bë bashkëngjitjen e drekës dhe të ikindisë para se të fillojë koha e namazit të ikindisë.
- Pas bashkëngjitjes së namazeve menjëherë me hy në Arafat.
- Me qëndrua në pjesën e poshtme të “Sahrat Kubar” të kodrës së Rahmetit.
- Me qëndrua deri sa të perëndojë dielli, d.m.th. me qëndrua edhe një pjesë të ditës dhe një pjesë të natës.
- Me qëndrua në mjet transportues.
- Me qenë i pastër (jo xhunub) i mbuluar, me bë nijetin dhe me u kthye në drejtim të Kibles.
Me qëndrua i papastër pranohet, por me vleftë më të vogël. - Mos me qenë agjërueshëm sepse Muhamedi a.s. kur ka qëndrua në Arafat nuk ka qenë agjërueshëm.
- Mos me qëndrua nën hije vetëm nëse dielli është shumë i fortë dhe e mundon.
- Me bë lutje të sinqerta dhe të përzemërta.
- Me veprua sa më shumë punë të mira.
- Me bë lutje vazhdimisht, me këndua Kur’an, me u pendua, me falënderua Allahun, (tehmid) me madhërua Allahun (tekbir) dhe me lavdërua Allahun (tesbih).