SUNETET E AGJËRIMIT
Sunetet apo mustehabet e agjërimit janë:
- Të ngriturit në Suhur. Muhamedi a.s. ka thënë: “Ngrihuni nga gjumi dhe ushqehuni në suhur, se në suhur e keni bekimin dhe bereketin e Allahut”. (Buhariu dhe Muslimi)
- Shpejtimi i iftarit. Muhamedi a.s. ka thënë:
“E mira e njerëzve është gjithmonë kur ata e shpejtojnë iftarin”. (Buhariu dhe Muslimi)
Nëse është mjegull, atëherë më mirë është me e vonua pak iftarin nga koha e caktuar.
- Me fillua iftarin me hurme. Muhamedi a.s. ka thënë:
“Kur ndonjëri prej jush e fillon iftarin le të fillojë me hurme, sepse në të ka bereket, e nëse nuk gjeni apo nuk keni hurme, atëherë me ujë se në të është pastërtia”. (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)
- Mustehab është me fillua iftarin me hurme apo ujë, e menjëherë me falë akshamin. Mirëpo nëse uria ndikon në moskoncentrimin në namaz, atëherë më mirë iftari e pastaj namazi.
- Me bë dua para iftarit. Muhamedi a.s. ka thënë:
“Duaja e agjëruesit para iftarit nuk kthehet prapë”.
Transmeton Ibni Abasi se Muhamedi a.s. kur e fillonte iftarin lutej: “O Zoti im për ty agjëruam, me furnizimin Tënd ushqehem, na prano, vërtetë Ti je i ditur dhe dëgjon”. (Transmeton Taberani)
- Me bë ibadet më shumë se zakonisht, me bë të mira më shumë se zakonisht, me iu dhënë sadaka të varfërve, jetimëve dhe të gjorëve.
Transmeton Ibn Abasi se Muhamedi a.s. ka qenë njeriu më fisnik dhe më bujari, mirëpo ai më bujar se çdo herë ka qenë në Ramazan kur i vinte Xhibrili. I vinte në çdo mbrëmje të Ramazanit dhe ia mësonte Kur’anin. I dërguari i Allahut vërtetë ka qenë më bujari dhe mirësitë i bënte me shpejtësi të erërave. (Ahmedi, Buhariu dhe Muslimi)
- Me e falë namazin e teravihëve.
- Me e ndalë veten dhe mos me bisedua pa nevojë dhe mos me bë biseda të kota.
- Me bë Iëtikafin.