Shartet e agjërimit

Dr. Musli Vërbani

SHARTET E AGJËRIMIT

Shartet e agjërimit ndahen në tri lloje, e ato janë:

  1. Shartet e vuxhubit (obligueshmërisë);
  2. Shartet e edait (e kryerjes së agjërimit) dhe
  3. Shartet e sihatit (vlefshmërisë).

Shartet e vuxhubit (obligueshmërisë) janë:

  1. Islami;
  • – Jomuslimani nuk e ka për obligim agjërimin,
  1. Mentalisht me qenë i shëndoshë;
  2. Mosha madhore;
  3. Me e ditë se e ka për obligim agjërimin.

Shartet e edait (e kryerjes së agjërimit) janë:

  1. Shëndeti;
  2. Mos me qenë në udhëtim;
  • – Ai i cili gjatë muajit të ramazanit është në udhëtim nuk agjëron, por të njëjtat ditë i plotëson më vonë.

Shartet e Sihatit (vlefshmërisë) janë:

  1. Që femra mos me qenë në kohën e menstruacionit;
  • – nëse femrës një orë para iftarit i vjen menstruacioni atë ditë e agjëron;
  1. Nijeti;
  • – Nijet d.m.th. qëllim. Vendi i nijetit është zemra. Kur në mbrëmje me zemër e di se nesër nevojitet me agjërua, kjo konsiderohet nijet.
  • – Nijeti bëhet pa aguar dita, por mund të bëhet deri para dreke.

Lini një koment