Pastrimi prej xhenabetit

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

PASTRIMI PREJ XHENABETIT

 

Dr. Sejid Xhemilë:

Sipas asaj që në Kur’an është e sqaruar me ajete të qarta, ende neve nuk na është e qartë dispozita apo urtësia e obligimit të pastrimit nga xhenabeti (pas kontaktit seksual). Mirëpo ekziston urtësia medicinale e cila ka rëndësi të posaçme, e ajo është se pastrimi pas kontaktit seksual është domosdoshmëri për të penguar sëmundjet e lëkurës, ose sëmundjet tjera trupore. Sa i përket urtësisë së obligimit të pastrimit Shejh Shaëraviju tha:

Për atë i cili beson, urtësi (arsye) e çdo obligimi prej Allahut është vet obligimi, dhe nuk pyetet urtësia (arsyeja) për çdo çështje. Urtësia shikohet vetëm atëherë kur urdhërdhënësi dhe urdhërmarrësi janë të të njëjtit rang apo kategori.

Siç thotë Shaëraviju:

Imani është arsye (urtësi) e çdo dispozite, e cila vjen prej Zotit të Lartmadhëruar.

Absolutisht, kjo nuk e mohon atë se dispozita nuk ka arsye apo urtësi, mirëpo urtësia është më specifike se obligueshmëria. Po të kishte qenë pastrimi prej xhenabetit shkak medicinal do t’ia kishte ndaluar Allahu të sëmurit ta prekë mus-hafin. Shejh Shaëraviju nuk e parasheh se është shkak apo arsye e fort medicinave, por ai vazhdon e thotë:

Urtësia e një dispozite apo një obligimi vërehet tek pas përmbajtjes apo mospërmbajtjes së atij obligimi, mirëpo asnjëherë nuk mund të paraprijë, pse po t’i paraprinte urtësia veprës, atëherë përmbajtja e atij urdhri është për arsye të urtësisë dhe shkakut, ndërsa Imani është dëgjueshmëri ndaj urdhërdhënësit. Për këtë arsye, arsyeja apo shkaku i ndonjë obligimi, i cili buron prej Allahut paraqitet pas një kohe të caktuar për të vërtetuar atë obligueshmëri, sepse për çdo çështje që nuk e di arsyen, e ka arsyen. P.sh. Mishin e derrit, a ka qenë dashur për ta pezulluar urdhrin deri sa të vijnë analizat mjekësore, e të na sqarojnë se është i dëmshëm për njeriun dhe shëndetin e tij?! Mirëpo ne njëherë kemi thënë: Ne kemi besuar në ndalimin e mishit të derrit, pirjen e alkoolit, vetëm pse ka qenë urdhër për t’u ndaluar.

Ndërsa gjetja e shkakut dhe arsyes tani është dëshmi se çdo vepër apo dispozitë e ka arsyen dhe urtësinë, e pastaj të bëjmë krahasim në mes të asaj që dimë dhe në mes të asaj që nuk dimë. Nëse çdo dispozitë e shikojmë vetëm për shkak të arsyes, atëherë Imani nuk ka kurrfarë vlere.

Ata të cilët e kanë lejuar shkurorëzimin, ndërsa nuk u kanë besuar në lejimin e shkurorëzimit atyre të cilët e kanë lejuar, ata kanë vepruar ashtu janë shkurorëzuar, sepse e kanë parë se vetëm në atë mënyrë mund t’i zgjedhin problemet e tyre, atëherë shkurorëzimi i tyre nuk ka të bëjë me Imanin, sepse ata nuk kanë besuar në lejimin e shkurorëzimit, mirëpo në momentet e fundit domosdoshmëria i ka sjellë deri te një veprim i tillë.

Xhunubi as nuk lexon Kur’an, as nuk e prek Muh-hafin, as nuk lejohet të falet deri sa të jetë xhunub.

Një njeri e ka pyetur të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.: Unë jam pastruar nga xhenabeti, dhe e kam falur namazin e sabahut, mirëpo pastaj kam parë një pjesë në trup sa e thoit, të cilën pjesë nuk e kisha pastruar (me një fjalë nuk e kishte përfshirë uji). Muhamedi a.s. i tha: Nëse e ke prekur, e ke lëmuar me dorë, atëherë të pranohet”. (E KA REGJISTRUAR IBN MAXHE)

Tregon Thuëbani:

Kanë kërkuar përgjigje prej Muhamedit a.s. për pastrimin prej xhenabetit. E ai është përgjigjur:

“Sa i përket mashkullit ai pastron kokën deri sa t’i arrij uji në rrënjë të flokëve. Ndërsa femra nuk i prishë bishtalecat e saj, mjafton të hedhë ujë në kokë tri herë me grushte të dorës”.

(E KA REGJISTRUAR EBU DAVUDI)

Është pyetur i Dërguari i Allahut s.a.v.s. për mashkullin, i cili gjen shenja të lagies (në brekët e tij), mirëpo nuk e di se ka pa ëndërr. Muhamedi a.s. ka thënë: Pastrohet. Po ashtu është pyetur për mashkullin, i cili ka pa ëndërr mirëpo në rroba nuk ka shenja të spermës (lagies). Muhamedi a.s. ka thënë: Ai nuk pastrohet.

E ka pyetur Umu Selmete Muhamedin s.a.v.s.: “O i Dërguari i Allahut, unë i kam bishtalecat e gjatë, a ti prishi kur të pastrohem nga xhenabeti? Iu është përgjigjur: Jo! Të mjafton me hedhë ujë në kokë tri herë, pastaj me përfshi me ujë.” (E KA REGJISTRUAR MUSLIMI)

Lini një koment