Dr. Musli Vërbani
Mekruhet e abdestit janë:
- Me përplasë ujin për fytyre.
- Me shpërla gojën me dorën e majtë, ose me e largua ujin nga hunda me dorën e djathtë .
- Me lënë ndonjë sunet prej suneteve të abdestit, të cilat i kemi përmendur më parë.
(Me lënë ndonjë sunet me harresë apo pa qëllim nuk është mekruh).
- Me i dhënë mes`h kokës tri herë.
- Me i pastrua pjesët e abdestit më shumë se tri herë.
- Me shpenzua shumë ujë gjatë marrjes së abdestit – nëse uji është pronë e atij që merr abdest është mekruh, por nëse është pronë e shoqërisë, si uji në xhami, uji në vende publike është haram.
- Me u stërpikë.
- Me marr abdest në vendin e ndotur.
- Me bisedua me të tjerët.
- nëse kthehet përshëndetja e selamit nuk është mekruh, po ashtu me përshëndet teshtimën e dikujt.
- Me kërkua prej tjetrit me qitën ujë për të marrë abdest, kur nuk ka nevojë.
- Ndërsa për të sëmurin dhe plakun nuk është mekruh për ta, me marrë abdest e tjetri m`i ndihmuar me qitë ujë gjatë marrjes së abdesit.