Dr. Musli Vërbani
Llojet e agjërimit janë:
1. Agjërimi farz – është agjërimi i muajit ramazan.
2. Agjërimi vaxhib.
Në agjërimin vaxhib bënë pjesë: Agjërimi i përbetimit, agjërimi i ditës së prishur të agjërimit nafile dhe agjërimi i përbetimit të iëtikafit.
3. Agjërimi sunet.
Në agjërimin Sunet bënë pjesë: Agjërimi i ditës së nëntë, dhjetë dhe të njëmbëdhjetë të muajit muharrem.
4. Agjërimi mendub.
Në agjërimin mendub bënë pjesë:
– Agjërimi i ditëve të bardha, d.m.th. dita e 13, 14 dhe 15 të çdo muaji të muajve të kalendarit hënor.
– Agjërimi i ditës së hënë dhe të enjte.
– Agjërimi i gjashtë ditëve të muajit sheval.
– Agjërimi i tetë ditëve të para të muajit dhul hixhe, d.m.th. para ditës së arafatit.
– Tërë jetën me kalua një ditë në agjërim një ditë pa agjërim.
– Agjërimi i muajit sha’ban.
5. Agjërimi mekruh tahrimen:
Mekruh tahrimen është me i agjërua këto ditë:
– Agjërimi i ditës së parë të fitër bajramit.
– Agjërimi i ditës së parë të kurban bajramit.
– Agjërimi i ditës së premte pa ia bashkangjitur të enjten.
– Agjërimi i ditës së premte pa ia bashkangjitur të shtunën.
– Agjërimi i dy, tri e më shumë ditëve pa iftar dhe pa suhur, që d.m.th. 48 orë apo 94 orë pa ngrënë ose pa pi, ndryshe kjo quhet grevë urie.
– Agjërimi i tërë jetës pa ndërprerje.
– Agjërimi nafile i gruas pa lejen e burrit kur ai është në prani të saj.
– Agjërimi në udhëtim nëse udhëtimi është i vështirë dhe e mundon shumë gjendjen e agjëruesit.
6. Agjërimi mekruhi tenzihen.
– Mekruhi tenzihen është me agjërua ditën e dhjetë të muajit Muharrem pa të nëntën.
– Mekruhi tenzihen është edhe me e agjërua ditën e dhjetë të muajit Muharrem pa të njëmbëdhjetën.