Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
SUNETIA DHE HAFADI
Suneti quhet rrethprerja e organit gjenital te meshkujt. Hafad quhet prerja (shkurtimi) i buzëve të organit gjenital te femrat.
Te hafadi prehet (hiqet) e tërë teprica e buzëve të organit gjenital të femrave, këtë e kanë praktikuar edhe egjiptasit e vjetër.
Imam Kurtubiju transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka lind i bërë sunet, kështu ka lind edhe Ibrahimi a.s., ndërsa ai e ka bërë sunet Ismailin a.s..
Thuhet se feja e pastër, pra është e çiltër, dhe thuhet Ibrahimi i pastër, pra Ibrahimi i çiltër, që do të thotë i bërë sunet.
Muhamedi a.s. ka thënë: “Sunetia është sunet për meshkujt, ndërsa e pëlqyeshme për femrat”.
Dijetarët mendojnë, se për këtë çështje dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme. Disa mendojnë se sunetia është vetëm për meshkujt.
Disa mendojnë se sunetia është vetëm për femrat. Disa nuk janë pajtuar për asnjërën.
Shejhu Mahmud Sheltuti nuk e ka pëlqyer Hafadin – sunetin për femrat.
Shafiijt mendojnë se sunetia është për të dy gjinitë.
Hanbelijtë mendojnë se sunetia është për meshkujt e jo për femra, ndërsa Hanefijtë dhe Malikijtë mendojnë ashtu siç ka thënë i Dërguari i Allahut s.a.v.s.: “Sunet për meshkujt e pëlqyeshme për femrat”.
Kur mjeku Sejid Xhemilë e ka pyetur Imamin e nderuar, Shejhun Muhamed Muteveli Shaëravijun, është përgjigjur: Sunetia për meshkujt, Hafadi (heqja e tepricës) për femrat, e që vetë emërtimi e tregon këtë. Hafad do të thotë: Heqja e tepricës, e jo heqja. Për këtë arsye Muhamedi a.s. i ka thënë Umi Atijes, e cila ishte nga gratë muhaxhire dhe e cila i bënte sunet femrat: Heqja tepricën, pra vetëm pjesën shtesë”.
Nëse në organin gjenital femëror nuk ka buzë të mëdha, nuk ka nevojë të bëhet sunetia.