Dr. Musli Vërbani
Shartet e haxhit
Shartet e haxhit janë:
- Islami
Haxhi është ibadet ndaj Allahut, prandaj pabesimtarit nuk i pranohet, d.m.th. se nëse pabesimtari e kryen haxhin pastaj e pranon islamin atë haxh të cilin e ka kryer para islamit nuk i pranohet por është i obliguar përsëri për ta kryer haxhin.
- Mosha madhore
Fëmija nuk e ka obligim haxhin ashtu siç nuk e ka obligim agjërimin, namazin etj. Argument për këtë e kemi hadithin e Muhamedit a.s.: “Tre personave lapsi nuk i shkruan veprimet e tyre:
- fëmiu deri sa të rritet, i çmenduri deri sa të vetëdijesohet dhe i fjeturi deri sa të zgjohet” (DAVUDI NESAIU IBN MAXHE)
- Fëmija nëse e kryen haxhin i konsiderohet nafile, jo farz, d.m.th. kur të rritet ai prapë e ka obligim haxhin nëse i plotësohen kushtet.
- Mendja e shëndoshë
I çmenduri nuk e ka për obligim haxhin ashtu sikurse është i liruar edhe prej ibadeteve tjera.
- Liria
Për robin haxhi nuk është farz sepse ai në vetvete nuk posedon pronë.
- Që të ketë pasuri të mjaftueshme
– Pasuria si shart i haxhit përfshinë tri çështje:
- Sigurimi i familjes me furnizim ushqyes;
- Sigurimi i familjes me veshmbathje dhe vendstrehim;
- Kryerja e haxhit.
Haxhiu po ashtu duhet të ketë pasuri të mjaftueshme për me shkua
në Qabe dhe me u kthye, me pas po ashtu sigurimin e mjetit për me shkua në Qabe dhe me u kthye në vendlindje.
- Të jetë i shëndoshë
- Haxhi është ibadet trupor për këtë arsye duhet të plotësohet ky shart.
- Të jetë rruga e lirë
- Për të qenë haxhi obligim patjetër rruga duhet me qenë e lirë dhe e sigurt. Nëse rruga është e bllokuar prej armikut apo është e pa sigurt për shkak të egërsirave haxhi nuk është farz.
– Këto janë shartet të cilat kanë të bëjnë për meshkujt, ndërsa sa u përket femrave ato duhet të i plotësojnë edhe dy kushte, e ato janë:
- Me pas kujdestarin
– Shart është që gruaja gjatë shkuarjes në haxh me pas për kujdestar babën, vëllanë, axhën, djalin ose burrin.
- Mos me qenë në idet
Idet quhet afati i pritjes së gruas për shkak të shkurorëzimit. Pra, gruaja e porsashkurorëzuar posa t’i kalojë ideti nëse i plotëson kushtet tjera e ka farz haxhin.