Dr. Musli Vërbani
Qëllimi i haxhit
Sikurse edhe obligimet tjera kanë qëllime të caktuara ashtu edhe haxhi ka qëllimet e tija, e ato janë:
- Që në haxh të tubohen të gjithë muslimanët anë e kënd botës në një vend, të njihen, të konsultohen, t’i shikojnë dobitë e përbashkëta të cilat i zhvillojnë ato.
- Që njeriu me iu përgjigj thirrjes së Ibrahimit a.s.
- Që muslimani me i pa vendet e shenjta dhe me i ngritë ndjenjat e veta islame.
- Që në vepër të realizohet teoria islame se nuk ka dallim në mes të ngjyrave, racave, kulturave, vendeve dhe nuk ka dallim në mes të individit ndaj individit pa marr parasysh çfarë pozite ka.
- Në Haxh përpos profiteve të tjera të botës shpirtërore janë edhe profitet tjera ekonomike. Zoti i Madhëruar në Kur’an thotë:
“Që të prezantojnë në dobitë e tyre dhe ta përmendin Allahun në ditët e caktuara (të therjes së Kurbanit)” (El Haxh : 28)
- Në haxh bëhet edhe unifikimi i fjalëve të muslimanëve lindje e perëndim në adhurimin vetëm Allahun, vëllazërimin e tyre dhe respektimin e ndjenjave të ndërsjella në mes tyre.