Martesa “mut’atun”

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Martesa “mut’atun”

 

Martesë “MUT’ATUN” quhet martesa e kushtëzuar apo e përcaktuar në një periudhë kohore, që do të thotë se me skadimin e asaj periudhe kohore akti i kurorëzimit ç’vleftësohet, dhe secili prej bashkëshortëve vazhdon jetën e vet të lirë. Dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme për këtë lloj martese. Disa mendojnë se Muhamedi a.s. e ka lejuar këtë lloj martese dhe nuk e ka ç’fuqizuar këtë ligj. Në krye të këtij mendimi është komentuesi njohur Imami Fahrur Rraziju, i cili këtë mendim e jep në tefsirin e tij “TEFSIRUL KEBIRË”. Disa dijetarë kanë shtuar: Nëse ky lloj kurorëzimi ndalon dukurit neveritëse dhe amorale, atëherë nuk ka pengesë për të. Mirëpo pjesa më e madhe e dijetarëve thonë se ky lloj martese absolutisht është e ndaluar, sepse akti i kurorëzimit bëhet për t’u ç’fuqizuar, e për këtë nuk ekzistojnë hadithe të vërteta dhe autentike.

Ne veç vërtetuam atë se nuk ka nevojë të polemizohet aq shumë, sepse këtë lloj martese nuk e pranon askush, pos një numri të vogël të njerëzve labil dhe në kushte të paqarta, dhe të turbullta, dhe që në esencë ligjësimi nuk parasheh mëshirë, dashuri dhe qetësi, gjë që këto tri elemente nuk lejojnë ligjësimin e një akti të tillë, prandaj konsiderohet akt i pavlerë dhe jo i plotfuqishëm.

Ishte e patjetërsueshme që këtë çështje t’ia parashtrojmë Imamit të nderuar Muhamed Muteveli Shaëravijut, i cili me të shpejtë me ngulm u përqendrua në programin e Allahut, ku tha: Përkufizimi (në kohë) i aktit të kurorëzimit është prej çmendurisë së njerëzve. Pse Muhamedi a.s. ka thënë: “Unë atë që ua pata lejuar më parë martesën e përkohshme, tani ua ndaloj atë”.

 

Imami i nderuar pastaj vazhdon e thotë:

Nuk po hyj në atë se a është shfuqizuar ai ligj apo jo, por martesa e përkohshme (MUT- ‘ATUN) është anomali dhe injorancë, pasi që njeriu ka të drejtë të lëshojë kë të dojë kur të dojë. Ndërsa, disa e bëjnë nijet vetëm dëfrimin dhe kënaqësinë epshore të përkohshme, jo të përgjithmonshme; disa thonë se kur një njeri martohet pa kusht kohor, atëherë në çdo kohë mund ta lëshojë bashkëshorten. Kjo i shkon përshtati mashkullit për ta tejkaluar problemin e tij, po si është e mundur që femra të jetë kënaqësi e përkohshme epshore për mashkullin i cili dëshiron ashtu?!

Një çështje tjetër: Po kush mund t’i sigurojë ato që të bashkëjetojnë vetëm në kushte të tilla të posaçme?

 

Komenti i Dr. Sejid Xhemilë

 

A nuk e dinë ata mendjelehtë se ligjet e sheriatit janë në favor të tyre, pra për ta lënë në kompetencën e tij shkurorëzimin në çfarë do kohe dëshiron, kjo është bë për lehtësim, ndërsa ata vetë ia ngushtojnë rrethin vetës së tyre. A nuk është kjo mendjelehtësi e vërtetë?! A nuk është çmenduri që njeriu t’ia ngushtojë rrethin vetes së tij përderisa Allahu ua ka zgjeruar dhe i ka favorizuar ??!! Nëse njëri sot martohet e nesër shkurorëzohet, ai nuk ka mëkat.

Nuk mund të zgjatë lumturia në jetë deri sa ajo jetë nuk është mirësi e ndërsjellët dhe e vazhdueshme, dhe bashkim i sinqertë mes femrës dhe mashkullit. Islami i ka mbjellë dhe i ka rrënjosur parimet e dashurisë dhe respektit të lirë në vend se me qenë dashuri e imponuar, me kontratë dhe lidhje të shenjtë, njëherit e ka fisnikëruar qiftin me nijet të vazhdueshëm, dhe të përgjithmonshëm, që të jetë respekti i ndërsjellët, dhe ka tërhequr vërejtjen për të pasur kujdes që kontrata martesore të mos jetë si ushqimi dhe pija, ngase ushqimi dhe pija nuk ka të përbashkët me dashurinë e sinqertë, sepse në ushqim dhe pije njerëzit gjithmonë dëshirojnë të freskët dhe joshëse, ndërsa dashuria e epshit është shtyllë martesore që në themel duhet të ketë vendosmëri, duke mos lejuar që epshi të dominojë.

 

Lini një koment