Fëmija i epruvetës

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Fëmija i epruvetës

 

“Dhe Ai di çka ka në mitër”. Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“S’ka dyshim se vetëm All-llahu e di kur do të ndodhë Kijameti, Ai e di kur e lëshon shiun. Ai e di se ç’ka në mitra (të nënave), nuk e di kush pos Tij se ç’do të ndodhë (çka do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç’vend (ose kohë) do të vdesë. All-llahu është më i dijshmi, më i njohuri”. (El-Lukman, 34)

Dituria e të Lartmadhëruarit i parapriu çdo gjëje dhe është i papërkufizuar me ndonjë vend apo ndonjë kohë. Para dy viteve kam mbajtur një temë shkencore ku ishin prezent studentët e dy fakulteteve. Kam bë pyetje lidhur me fëmijën e epruvetës. Pra, formimi i fëmijës prej spermës së mashkullit dhe vezores së femrës, duke i vendosur që të dyja në kushte të volitshme, pra të ngjashme me mitrën e femrës, me temperaturë të ngjashme, e pas një kohe bartja e atij bashkëdyzimi në mitrën e nënës, ku vazhdon të rritet dhe të zhvillohet.

Parashtrohet pyetja:

A është në kundërshtim kjo me ajetin kur’anor:

“Dhe Ne veç e kemi krijuar njeriun”, dhe ajetit tjetër “Dhe ai di çka ka në mitër”. A është kjo në kundërshtim me zbulimet mjekësore ku duhet gjinia e fëmijës, a mashkull a femër në barkun e nënës?

Imami i mirënjohur thotë:

Të gjitha këto zbulime janë bërë në bazë të eksperimenteve ku shkaqet i ka caktuar Allahu, marrjen e mashkullorit te mashkulli, i cili është i krijuar prej Allahut, dhe po ashtu marrjen e vezores te femra, e cila është e krijuar gjithashtu prej Allahut, dhe në vendin ku e ka caktuar urtësia e Allahut. E pse nuk janë në gjendje për ta gjetur një vend tjetër për t’u zhvilluar embrioni, por e rikthejnë në mitrën e nënës, pra kthehet prapë në bazë.

Sqarimi i parë:

Asnjë e arritur shkencore nga çfarëdo çështje nuk arrihet pa vullnetin e Allahut të Lartmadhëruar, i Cili e ka parapa dhe e ka përcaktuar me diturinë e përhershme pa fillim. Po mos të kishte dashur Allahu nuk do të zbulohej dhe nuk do të arrihej asnjë e arritur shkencore. Me zbulimet mjekësore dhe me sukseset madhështore, për ta ditur gjininë në barkun e nënës nuk shohim se ka ndonjë kundërshtim me fjalën e Zotit të Lartmadhëruar: “Dhe Ai di çka ka në mitra”.

Sipas mendimit të Shaëravijut: Ky zbulim shkencor i njeriut nuk do të ishte arritur pa u bërë analiza, dhe pa bë eksperimente, e tek pastaj është paraqitur suksesi apo e arritura mjekësore për ta njohur gjininë e fëmijës në barkun e nënës. Mirëpo dituria e Allahut është e papërkufizuar dhe nuk është e varur prej analizave dhe eksperimenteve, ajo është dituri pa fillim, dituri dhe njohuri para se të ndodhë embrioni në mitër. Pastaj vazhdon e shton Shejh Shaëraviju duke thënë: Mjekësia nuk mund t’i dijë të gjitha çështjet sekrete që janë të ndërlidhura me fëmijën.

Për shembull, për ta ditur se a do të jetë: i gjatë apo i shkurtër; i mençur apo mendjelehtë, apo i çmendur; besimtar apo pabesimtar. Kjo është dituria të cilën Allahu e di, e dituria njerëzore nuk mund ta dijë, sa do që të zhvillohet dhe ngritet.

Ky është mendimi global i të nderuarit Shejhut Muhamed Muteveli Shaëravijut në lidhje me këtë çështje.

 

Komenti i Dr. Sejid Xhemilit

 

Fëmija i parë i epruvetës ka lindur në vitin 1978, pastaj ka vazhduar me sukses kjo e arritur mjekësore, posaçërisht në Angli.

Edhe pse Britania e Madhe e ka filluar këtë të arritur, edhe shumë shtete tjera e kanë kryer me sukses këtë të arritur, bile edhe e kanë zhvilluar më shumë, duke i siguruar fëmijës ambient shumë të përshtatshëm.

Australia është e para, e cila nëpërmjet epruvetës ka arritur që të lindin binek. Kjo e arritur, pra për lindjen e binekëve është bërë kësisoj:

Merret vezori prej vezorëve, bëhet bashkëdyzimi në epruvetë me mashkullorin, pastaj vendoset në mitër, dhe fillon shtatzënia normale. Kjo është mënyrë e cila praktikohet te femrat sterile, të cilat i kanë kanalet e mbyllura, përkundër kësaj ky proces është shumë i vështirë dhe tepër i ndërlikuar. Dijetarët (mjekët) australian kanë zbuluar formë tjetër që në vend se të pritet që te femra të formohen vezoret një herë në muaj, ata i japin femrës kapsula, të cilat ndikojnë që te femra të prodhohen më shumë vezore, bile edhe shumë vezorë në të njëjtën kohë, për këtë arsye asaj i jepet mundësia në prodhimin sa më të shumtë të vezorëve, pra bëhet vendosja në mitër. Nëse Allahu ka vullnet, kjo eksperiencë, u jep raste të volitshme për të bërë lindje binekësh femrave sterile.

Lini një koment