dr. Musli Vërbani
Farzet e abdesit
Farzet e abdestit janë katër:
1. Larja e fytyrës:- Farz me la fytyrën është prej ku kanë dalë flokët e deri në mjekër dhe prej veshi deri në vesh.
2. Larja e duarve me gjithë bërryla:- Nëse një pjesë e bërrylave jetë pa u pastruar, abdesti nuk pranohet.
3. Lëmimi i kokës (me i dhënë mes`h kokës):- Farz është me e lëmua kokën një të katërtën e kokës apo sa përfshinë shuplaka e dorës.
4. Larja e këmbëve deri në nyje:- Nëse këmbët janë të krisura apo të qara, mirëpo larja nuk shkakton dhembje, atëherë patjetër uji duhet ta përfshijë edhe pjesën e brendshme, do të thotë, në mes të krisjes apo qarjes . – Nëse këmbët janë të krisura apo të qara, mirëpo shkakton dhembje atëherë nuk lahen mirëpo nëse e kërkon nevoja atëherë i jepet mes`h këmbëve, mirëpo nëse edhe mes`hi pengon apo shkakton dhembje atëherë edhe pa i larë këmbët pranohet abdesti.