Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Agjërimi i pasinqertë
Agjërimi është prej ibadeteve më të rëndësishme, me të cilin ibadet Allahu e ka lartësuar njeriun, dhe e ka bë ibadet vetëm për Të dhe vetëm Ai shpërblen për të. Po ashtu dimë se agjërimi ka qenë obligim edhe për popujt e mëhershëm për të cilin Zoti i Lartmadhëruar thotë: “U është bë obligim agjërimi juve ashtu siç iu është bë obligim atyre”.
Kjo tregon qartë, dhe na bën me dije rëndësinë të cilën Zoti i Lartmadhëruar i ka dhënë këtij ibadeti. Për këtë arsye këtë ibadet duhet ta kryejmë pastër si loti, dhe me qenë plotësisht vetëm për Allahun, si çështje e domosdoshme, dhe me rëndësi të posaçme.
Por si mund ta dijë besimtari se agjërimi i tij është i sinqertë dhe si mund ta dijë se agjërimi i tij është i pasinqertë.
Imami i mirënjohur Shaëraviju thotë:
Urtësia dhe arsyeja e çdo vepre obligative është për atë i cili beson në atë obligim dhe duke e ditur pse është obligim. Besimtari vepron kështu sepse Allahu e ka urdhërua të veprojë kështu, ndërsa nuk vepron ashtu sepse Allahu e ka urdhëruar të mos veprojë ashtu. A mund ta dijë fëmija urtësinë dhe arsyen e përdorimit të ilaçit të idhët gjatë përdorimit për shërimin e sëmundjes së tij.
E vërteta është se mjeku i cili i ka dhënë recetën e ilaçit është ai i cili e di arsyen e atij ilaçi dhe reagimin e atij ilaçi.
Muslimani agjëron se Allahu ka thënë agjëro, për këtë arsye duhet pasur kujdes kur te sqarojmë urtësinë dhe shkakun e agjërimit pse ai agjëron, sepse agjërimi është shkaku i shërimit të tij. Atij i themi: Agjërimi yt nuk është ibadet, dhe nuk buron prej imanit (besimit) mirëpo agjërimi yt është besim në shkakun e agjërimit tënd, e jo besimi në vet agjërimin. Pra esenciale te besimtari duhet me qenë që ta pranoj urdhrin, dhe nuk duhet ta vendosë, ta bazojë veprën e tij në atë shkak ashtu që urdhërimi i tij t jetë i sinqertë dhe agjërimi i tij t jetë thjesht agjërim i pastër vetëm për Allahun.