Shkurorëzimet në bazë të së drejtës së rikurorëzimit në islam

Dr. Musli Vërbani

Shkurorëzimet në bazë të së drejtës së rikurorëzimit në islam

 

 

1. shkurorëzimi me të drejtë kthimi pa akt të ri (talak rexh’ij)

 

Shkurorëzimi me të drejtë (talak rexh’ij) është lloj shkurorëzimi i cili nuk mënjanon dispozitat e bashkëshortësisë. Ndryshe mund ta konsiderojmë si parashkurorëzim apo shkurorëzim preliminarë.

Deri sa të zgjat IDDETI gruaja qëndron në shtëpinë e burrit i cili e ka shkurorëzuar. Qëndrimi i saj gjatë IDDETIT në shtëpinë e burrit të saj konsiderohet shkurorëzim kthyes dhe mund të rikthehet pa kontratë dhe mehr të ri dhe ai shkurorëzim quhet vetëm shkurorëzim me të drejtë kthimi me fjalë tjera preliminarë.

     Gjatë këtij lloji të shkurorëzimit, bashkëshortësia akoma vazhdon të mbetet përderisa gruaja e shkurorëzuar është në ditët e iddetit, andaj burri duhet ta rikthejë brenda kësaj periudhe.

Nëse nuk e rikthen brenda periudhës së iddetit, atëherë ajo në këtë rast ndahet dhe shkon në shtëpinë e vet dhe është e lirë, me ç’rast ky nuk posedon të drejtë rikthimi pos me pëlqimin paraprak të gruas.

 

Pasojat juridike të shkurorëzimit me të drejtë kthimi (talaki rexh’ij)

 

Efektet juridike të këtij shkurorëzimi janë si në vijim:

  • Konsiderohet shkurorëzim me të drejtë kthimi (talak rexh’ij), që do të thotë deri në kalimin e IDDETIT (tri kohëra të pastrimit),
  • Gjatë kohës së IDDETIT ka të drejtë:- të martohet pa akt të ri, pa dëshmitarë dhe pa mehr të ri.
  • Gjatë kohës së IDDETIT gruaja e shkurorëzuar patjetër duhet të qëndrojë në shtëpinë e burrit deri sa të kalojë IDETI, (e ajo kohë është tre menstruacione) .
  • Gjatë kohës së IDDETIT kujdesin për ushqim dhe veshmbathje e ka burri prej shpenzimeve të tij.
  • Nuk ka të drejtë të martohet kurrë me vajzën e kësaj gruaje të shkurorëzuar (sepse bëhet ndalesë e përgjithshme); dhe
  • Burri nuk ka të drejtë të martohet me motrën e saj deri sa ajo është në iddet , ndërsa pas IDDETIT ka të drejtë të martohet me motrën e saj
  • TEHLILE: Ka të drejtë të martohet me burrin e mëhershëm, i cili e ka shkurorëzuar tri herë, sepse e ka përjetuar aktin seksual (asijletuhu);
  • E drejta e trashëgimisë: Nëse ndonjëri prej bashkëshortëve vdes gjatë kohës së IDDETIT të gruas (tri kohëra të pastrimit), ka të drejtë trashëgimie (1/8 nëse ka pasë ndonjëri fëmijë me grua tjetër, ose ¼ nëse nuk kanë fëmijë);
  • E drejta e mehrit: Gruaja e merr mehrin të cilin e ka në pronësi të vet, sepse mehri asnjëherë nuk është në pronësi të bashkëshortit.

 

2. Shkurorëzim me të drejtë martese me akt të ri (bain bejnune sugra)

 

Burri gruan e shkurorëzon pas menstruacionit dhe në fillim të IDDETIT kur nuk kryen marrëdhënie intime.

Deri sa të jetë në IDDET ka rast që ta rikthej sepse është shkurorëzim preliminarë.

Nëse gruas pas shkurorëzimit me të drejt kthimi (talak rexh’ij) i kalon IDDETI ndërsa burri nuk e rikthen në jetën bashkëshortore brenda këtij afati, atëherë ky shkurorëzim prej shkurorëzimit preliminarë shndërrohet në shkurorëzim faktik parapërfundimtarë (në bain bejnune sugra), që do të thotë se, burri më nuk e posedon të drejtën e rikthimit pa kontratë të re dhe me mehr të ri.

Shkurorëzimi parapërfundimtarë pason pas kalimit të IDDETIT pas së cilës skadon kontrata martesore dhe nuk ka të drejtë rikthimi.

Rikthimi eventual pas afatit kohor tremujor mund të ndodh, por vetëm me pajtimin e gruas, dhe duhet të lidhet medoemos kontrata e re martesore dhe të përcaktohet mehri i ri.

Gruaja në rast se pas kësaj kohe nuk do që të i rikthehet burrit të vet, nuk ka të drejtë askush të bëjë presion apo lutje eventuale për rikthim, pasi që është e drejtë e plotë e saj për të marrë një vendim të tillë.

 

Pasojat juridike të shkurorëzimit me të drejtë martese me akt të ri (bejnunetul sugra)

 

Efektet juridike të këtij shkurorëzimi janë si në vijim:

  • Konsiderohet shkurorëzim me të drejtë kthimi (Talak Rexh’ij), që do të thotë deri në kalimin e iddetit (tri kohëra të pastrimit) e ajo kohë është tre menstruacione dhe numërohet si shkurorëzim;
  • ka të drejtë të martohet me cilin dëshiron ajo; me akt të ri, me dëshmitarë dhe me mehr të ri.
  • Para përsëritjes së kontratës së re është i ndaluar takimi dhe qëndrimi i tyre në vetmi.
  • Nuk ka të drejtë të martohet kurrë me vajzën e kësaj gruaje të shkurorëzuar (sepse bëhet ndalesë e përgjithshme);
  • ka të drejtë të martohet me motrën e saj, pasi i ka kaluar IDDETI , ndërsa para kësaj kohe nuk ka pasur të drejtë të martohet me motrën e saj;
  • TEHLILE: Ka të drejtë të martohet me burrin e mëhershëm, i cili e ka shkurorëzuar tri herë, sepse e ka përjetuar aktin seksual (asijletuhu);
  • Nuk ka të drejt trashëgimie: Nëse ndonjëri prej bashkëshortëve vdes pas iddetit të gruas (tri kohëra të pastrimit), nuk ka të drejtë trashëgimie
  • E drejta e mehrit: Gruaja e merr mehrin të cilin e ka në pronësi të vet, sepse mehri asnjëherë nuk është në pronësi të bashkëshortit.

 

3. Shkurorëzimi përfundimtarë (bain bejnunetul kubra)

 

Burrit i lejohen vetëm tri shkurorëzime.

 Çdo shkurorëzim kushtëzohet të bëhet në periudhën e pastërtisë së gruas, pra pas menstruacionit , kur edhe s’ka pasur marrëdhënie seksuale me të. Kjo mund të pasqyrohet si në vijim:

Burri e shkurorëzon e gruan një herë dhe pret kalimin e iddetit. Gjatë periudhës së iddetit mund ta rikthej. Nëse kjo periudhë kalon, atëherë janë plotësisht të shkurorëzuar dhe secili prej tyre ka të drejtë të martohet me ndonjë tjetër.

Nëse pas një kohe e kurorëzon dhe prapë e shkurorëzon dhe prapë e rikthen llogariten dy shkurorëzime.

Nëse martohet për të tretën here dhe e shkurorëzon për të tretën herë më nuk ka të drejt kthimi dhe i bëhet ndalesë e përkohshme e cila quhet shkurorëzim përfundimtarë bain bejnune kubra.

 Kjo do të thotë se nëse e shkurorëzon gruan për të tretën herë, atëherë kuptohet se është absurde që të jetojnë së bashku, dhe për këtë shkak nuk i lejohet (burrit) ta rikthejë pas shkurorëzimit të tretë përderisa gruaja të martohet me burrë tjetër, edhe ajo martesë të jetë ligjore, e vërtetë dhe jo vetëm për t’ia mundësuar rikthimin te burri i parë.

Ky lloj shkurorëzimi nuk lejon më rikthim as me kontratë të re dhe mehër të ri. Në këtë rast rikthimi mund të vjen në shprehje vetëm si në vijim:

Pasi gruaja e shkurorëzuar për të tretën herë martohet me ndonjë tjetër me të cilin kryen marrëdhënie të plota seksuale dhe, nëse edhe prej burrit tjetër shkurorëzohet, pra, vetëm atëherë pas kalimit të periudhës së iddetit burri i mëparshëm mund ta rikthejë gruan edhe atë, nëse vetë ajo shpreh dëshirë për t’u rikthyer.

Pas kësaj, burri i parë mund të lidhë sërish akt martese me të. Kur’ani përcakton në suren “Ndarja“ një shtyrje të deklaratës së martesës deri në fund të fazës së ardhshme ku gjatë deklaratës përfundimtare të ndarjes duhet të jenë prezentë, sipas sures së mësipërme, dy dëshmitarë të besueshëm.

 Këtë dijetarët e mbështesin në ajetin kur’anor ku Allahu xh.sh. në lidhje me këtë thotë:

“E në qoftë se ai (burri) e shkurorëzon atë (për herë të tretë), pas atij (shkurorëzimi) nuk lejohet më derisa të martohet ajo për një burrë tjetër. E nëse ai (burri i dytë) e shkurorëzon atë, atëherë për ata dy, po qe se mendojnë se do t’i zbatojnë dispozitat e All-llahut, nuk ka pengesë të rikthehen (në bashkëshortësi). (El Bekare)

 

 Pasojat juridike të shkurorëzimit përfundimtarë (bejnunetul kubra)

 

  • Konsiderohet shkurorëzim me pa të drejtë kthimi, që do të thotë deri në martesën me ndonjë burrë tjetër e nëse burri tjetër e shkurorëzon mund të vjen në pyetje të martohet me të me dëshmitarë dhe me mehr të ri.
  • ka të drejtë të martohet me cilin dëshiron ajo; me akt të ri, me dëshmitarë dhe me mehr të ri.
  • Para përsëritjes së kontratës së re është i ndaluar takimi dhe qëndrimi i tyre në vetmi.
  • Nuk ka të drejtë të martohet kurrë me vajzën e kësaj gruaje të shkurorëzuar (sepse bëhet ndalesë e përgjithshme);
  • ka të drejtë të martohet me motrën e saj, pasi i ka kaluar IDDETI , ndërsa para kësaj kohe nuk ka pasur të drejtë të martohet me motrën e saj;
  • TEHLILE: Ka të drejtë të martohet me burrin e mëhershëm, i cili e ka shkurorëzuar tri herë, sepse e ka përjetuar aktin seksual (asijletuhu);
  • Nuk ka të drejt trashëgimie: Nëse ndonjëri prej bashkëshortëve vdes pas iddetit të gruas (tri kohëra të pastrimit), nuk ka të drejtë trashëgimie
  • E drejta e mehrit: Gruaja e merr mehrin të cilin e ka në pronësi të vet, sepse mehri asnjëherë nuk është në pronësi të bashkëshortit.

 

Lini një koment