Me fuqinë e Allahut, jo me fuqinë tënde

Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu

Shkëputur nga “Fundi i botës”

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

 

 

Me fuqinë e Allahut, jo me fuqinë tënde

 

 

Këto janë të këqijat me të cilat sot bota jeton. Ne e shohim se çdo gjë çka është statike në gjithësi i shërben njeriut gjeneratë pas gjenerate pa dëshirën e njeriut dhe pa i ditur dhe pa i perceptuar ligjet e saj.

Mirëpo është përmbysur gjithçka pasi që ne pretendojmë se ne e kemi nënshtruar vet tokën dhe ne e bëjmë që toka të sjell të lashta me fuqinë tonë, bile e kemi tepruar me këtë koncept, duke tentuar të kritikojmë pesë sekretet për të cilat Allahu na ka thënë se janë sekrete, e që njeriu i ka zbuluar ato pesë sekrete të Allahut.

Kemi ardhur në një pozitë saqë një të dal para kamerave televizive dhe të thotë: Njeriu e zbret shiun nga qielli, edhe pse zbritja e shiut nga qielli bëhet pa veprimin tonë

Asnjë njeri nuk mund të thotë se ai është i cili mbizotëron rrezet e diellit mbi oqeane, ashtu që ujin e deteve dhe oqeaneve ta ngritë në hapësirë qiellore.

Asnjë njeri nuk mund të thotë se ai e mbledh atë ujë dhe e ngrit dhe bën mjegulla në qiell.

Asnjë njeri nuk mund të thotë se i urdhëron erërat që të shkojnë të lëshojnë shi.

Asnjë njeri nuk mund të thotë se ai bën që ato mjegulla të ngjiten në majat e maleve të ftohta dhe të bie shi. I tërë ky proces realizohet dhe ne nuk dimë asgjë për të. Lexo fjalën e Zotit të Lartmadhëruar:

“Ai i dërgon erërat si lajmëtar të mëshirës së Tij. Kur erërat lëvizin retë e rënda me shi. Ai i dërgon ato tek ndonjë vend i vdekur, kur lëshon shi dhe me anë të tij nxjerr lloj-lloj frutash. Po kështu do t’i ringjallë edhe të vdekurit. (Këta janë shembuj) Me qëllim që të mendoni.” (El Earaf : 57)

Allahu i Lartmadhëruar me fuqinë e Tij, është Ai i cili i krijon retë dhe ai i orienton të shkojnë si do Ai. Thotë Zoti i Lartmadhëruar:

“A nuk e vëren ti se Allahu i shtyn retë dalëngadalë e pastaj i bashkon e i grumbullon njërën mbi tjetrën, deri sa të shohësh shiun se si del prej tyre dhe bie nga qielli?! Ai, prej reve të mëdha si mali, lëshon breshrin e me të godet kë të dojë dhe e shmang prej kujt të dojë. Shkëlqimi i vetëtimës së tij gati t’i merr sytë.” (En-Nur : 43)

Lini një koment