Njeriu dhe ligji i ndryshimeve

Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu

Shkëputur nga “Fundi i botës”

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

 

 

Njeriu dhe ligji i ndryshimeve

 

Njeriu në jetën e tij ndryshon çdo ditë. Ne vërejmë se njeriu i nënshtrohet ligjeve për të cilat nuk di asgjë. Kur është i zgjuar ka ligj, ndërsa kur të jetë duke fjetur ka ligj tjetër, për të cilën gjendje (ligj) nuk dimë asgjë.

Për këtë arsye, kur të flenë njeriu, ëndërron gjëra të cilat nuk i nënshtrohen mendjes dhe logjikës. Sheh ëndërr:

– ose duke folur me njerëz të cilët kanë shkuar në botën tjetër shumë kohë më herët;

– ose bie prej një kodre të lartë dhe nuk i ndodh asnjë e keqe;

– ose shkon në fund të botës dhe kthehet për disa sekonda;

– ose sheh por sytë i ka të mbyllur;

– ose ecë ndërsa këmbët i ka në shtrat dhe nuk i lëvizin;

– ose flet ndërsa gjuha e tij nuk lëvizë;

– ose sheh duke u ndëshkuar, ose sheh duke u kënaqur, etj..

E gjithë kjo ndodh për një çast të vetëm. Kalimi i gjumit prej ligjit të gjumit në ligjin e zgjimit ndoshta ndodhë për më pak se një sekondë. Kjo na bën që të kuptojmë se për Zotin e Lartmadhëruar ta beje qe njeriu te kaloj prej një ligji në një ligj krejtësisht tjetër, është proces i lehtë. Nëse e lexojmë Kur’anin, shohim se Zoti i Lartmadhëruar thotë:

 

“Allahu ua merr shpirtrat atyre që u ka ardhur çasti i vdekjes dhe atyre që nuk kanë vdekur, por që janë në gjumë. Pastaj Ai ndal shpirtin e atij që i është caktuar vdekja, ndërsa të tjerëve ua lë deri në afatin e caktuar. Nuk ka dyshim se në këto (dukuri) ka shenja dhe argumente për njerëzit që mendojnë.” (Ez-Zumer : 42)

 

Kalimi i njeriut prej zgjimit në gjumë, i përngjanë kalimit të tij prej jetës në vdekje. Dallimi është se, kur të zgjohet i fjeturi, me zgjim i kthehet shpirti, ndërsa kur të vdes, nuk i kthehet më shpirti deri në ditën e gjykimit.

I dërguari i Allahut s.a.v.s. thotë: “Pasha atë te i cili është shpirti im, ju do të vdisni sikurse kur të bini me fjet dhe do të ringjalleni sikurse kur të zgjoheni, dhe për vepër të mirë do të shpërbleheni me të mirë ndërsa për veprën e keqe do të ndëshkoheni me të keqe dhe do të jeni në xhenet përgjithmonë ose në xhehenem përgjithmonë.”

Ai i cili vdes, në momentin e ringjalljes sheh gjëra të cilat nuk i sheh në momentin e zgjimit. I sheh melaqet dhe gjërat të cilat deri në atë moment kanë qenë sekrete për të dhe e kupton përfundimin e tij se a do të jetë në xhenet apo në xhehenem.?

Ky është kalim prej një ligji në një ligj tjetër. Ky proces realizohet pa e ditur asnjë njeri mënyrën e ndryshimit prej një gjendje në një gjendje tjetër. Të gjitha këto janë ligje të panjohura për ne, përkundër faktit se ndodhin mbi ne dhe ndikojnë dhe lënë gjurmë në ne.

Nëse e shikojmë në përgjithësi kozmosin, e shohim se rrotullohet ashtu që është në dobi për ne, por ne nuk e dimë se si sillet. Shembull: Ujin e shiut e pi çdo gjë në tokë. Uji është bazë e jetës, kjo vërtetohet në thënien e Zotit të Lartmadhëruar:

“Dhe Ne kemi bërë nga uji, çdo gjë që është gjallë.” (El-Enbijaë : 30)

Njeriu ka jetuar me shekuj dhe nuk ka ditur asgjë për ujin e edhe sot nuk e di se si mbushet deti prej liqeneve, pastaj se si avullohet uji në qiell, pastaj se si zbret shiu. Edhe pse në të kaluarën njeriu nuk e ka ditur se si zbret shiu, a mos ka qenë pengesë shfrytëzimi i tij për ujitje, për pije, etj..? Jo! Bile edhe sot, sa i përket shfrytëzimit, nuk ka dallim prej atij i cili e di se si zbret shiu dhe atij i cili nuk e di se si zbret shiu. Një pjesë e vogël e dinë, kurse shumica nuk e dinë, por që të gjithë e shfrytëzojnë ujin e shiut. Njësoj është edhe me çështjen e diellit, ajrit dhe tokës. I di apo nuk i di sekretet e tyre, ti i shfrytëzon ato.

Shkencëtarët kanë shpenzuar shumë kohë në hulumtimin e sekreteve të gjithësisë dhe Zoti i Lartmadhëruar ka dashur që të zbulojnë shumë sekrete të saj.

Me këto zbulime shkencore Allahu ia ka shtuar edhe dijen njeriut  se: Allahu ka vendosur rregulla dhe ligje në tokë.

Mësimi i atyre ligjeve, ia lehtëson njeriut jetën edhe më shumë sepse me lehtësi arrin rezultate të cilat më herët i ka arritur me mund, lodhje dhe vështirësi. Dihet se në të kaluarën njeriu është dashur të shkoj te burimi të pi ujë, kurse tash ai e ka sjell ujin në dhomë të shtëpisë, tash vetëm me një prekje në kuzhinë e sheh ujin para vetes. Me këtë kanë shënuar arritje në shfrytëzim, por nuk kanë arritur diçka në të shfrytëzuarën.

Lini një koment