Sekreti i botës së padukshme

Muhamed Muteveli Shaëraviu

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Sekreti i botës së padukshme

 

Zoti e krijoi botën, dhe gjithçka që ekziston në të (botë) ia nënshtroi njeriut, absolutisht vetëm njeriut, sepse Zoti është ai i cili e ka paraparë që njeriu të jetojë në të. Përderisa Ai është i cili e ka paraparë, ka dashur që t’ia lehtësoj mjetet dhe elementet për jetesë dhe mbijetesë dhe siç e kemi thënë shumë herë se Ai është Mbikëqyrës dhe Mbrojtës, pra Zoti është Mbrojtës, Udhëheqës dhe Mbizotërues.

Kuptimi i fjalës Mbrojtës është: Ai i cili siguron mbrojtjen, dhe atij që është i mbrojtur ia përgatit nivelin më të lartë të arritjes së shpresave dhe qëllimeve. Për këtë arsye, Mëshira e Zotit është në atë se toka i përgjigjet njeriut për çdo  gjë që dëshiron dhe ka nevojë. Ai i cili vepron me shkaqet, është po Ai i cili i ka paraparë ato shkaqe.

Pasi që Ai disponon dhe vepron me shkaqet, ka krijua të shkaktuarën e këtyre shkaqeve për dy drejtime:

– drejtimin që t’i përgjigjen shkaqet Atij në këtë botë; dhe

– drejtimin e begative të Begatidhënësit (Zotit) për të begatuarin (njeriun) në botën tjetër.

Ai i cili përqendrohet dhe ndalet vetëm te shkaqet dhe refuzon të pranojë që janë të krijuara prej Shkaktuesit, atëherë shkaqet i japin atij (merr të mira të kësaj bote) aq sa jep mund dhe angazhim në ato shkaqe, ndërsa kur vdes (dhe shkon në botën tjetër), Zoti ia pasqyron çështjen duke thënë: “Shembulli i atyre të cilët mohojnë Zotin e tyre, veprat e tyre janë sikurse paraqitja e mirazhit në një kodrinë dhe i eturi mendon dhe llogaritë se është me ujë.”

Pra, të vepruarit e tyre me shkaqet do të jep rezultate varësisht në bazë të veprimit të tyre me ato shkaqe.

(Në gjuhën arabe) Fjala “serab” (mirazh) është ajo që ty të imagjinohet deri sa je në shkretëtirë dhe ti mendon se ka ujë dhe kur të shkosh atje nuk gjen ujë. Kështu është çështja me ata të cilët mohojnë Zotin e tyre, veprat e tyre janë sikurse “serabi” (mirazhi) në një kodrinë dhe i eturi mendon dhe llogaritë se është me ujë”, natyrisht se i eturi kur ta sheh “serabin” (mirazhin) shkon atje.

Shikoni mrekullinë e pasqyrimit: “sikurse serabi (mirazhi ) në një kodrinë dhe i eturi mendon se ka ujë” dhe kur të shkon aty nuk gjen asgjë. Humbja e shpresës pas shpresës, dëshpërim pas dëshpërimi. Ai është i uritur dhe i etur, dhe po ashtu në shkretëtirë, pastaj nuk gjen ujë, e pas kësaj si të shpreson më tutje?.

Mirëpo ai ka harruar (se ka menduar) se etja e tij do të shuhet me shikimin e atij uji, mirëpo ai nuk ka gjetur asgjë. Do të ishte mirë po të përfundonte çështja vetëm tek ai zhgënjim dhe dëshpërim, mirëpo befasia tjetër është se ai pranë vetes do ta sheh Allahun. Ai befasohet edhe me shumë kur e gjen Allahun.

Kuptimi “është befasua me gjetjen (ekzistencën) e Allahut” është se: Ai çdoherë i është mbështetur vetëm shkaqeve të kësaj bote dhe në mendjen e tij as që ka menduar për Allahun dhe tani e sheh Allahun “dhe jep llogarinë e tij”. Përderisa  kur ka vepruar diçka më parë as që e ka menduar Allahun (dhe llogarinë).

Zakonisht njeriu e merr shpërblimin prej atij te i cili ka punuar. Kurse ai i cili nuk ka punuar për Allah do të befasohet kur ta kupton se Ai i cili është pranë tij është Allahu, e ai nuk ka punuar për Të (Allah), e si t’i jep (Allahu) diçka?

Mirëpo, parashtrohet pyetja: A mos ja ka ndaluar Allahu shpërblimin e punës së tij të cilën e ka punuar në këtë botë për këtë botë? Jo! Atij i thuhet: Ti ke qenë i suksesshëm, ti ke qenë zbulues (shkencëtar) dhe ajo të përket ty, ti je lavdëruar, ti je dekoruar dhe e tërë bota (njerëzit) të ka respektuar, sepse ajo punë ka qenë për botën (njerëzimin) dhe nuk ka qenë për Allah. Dhe kjo botë i ka dhënë (të mira) atij për aq sa ka qenë në këtë botë, bile edhe në qoftë se ka qenë shkencëtarë, pasi të zhduket bota nuk ka kush që t’i jep asgjë, sepse në zemrën e tij nuk ka qenë Allahu.

Ata të cilët thonë: Ka pabesimtar të cilët i kanë dhënë njerëzimit këtë apo atë, atëherë si po u mohohet shpërblimi?. Ne u themi atyre: Ata nuk janë privuar nga shpërblimi. Bota u ka dhënë atyre atë për çka kanë punuar. Bota u ka dhënë çmime, dekorime, pasuri, etj.. Kanë punuar për njerëzimin dhe njerëzimi i ka shpërblyer. Për këtë arsye, atij i cili ka punua një punë dhe nuk shpërblehet, pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Do t’i thuhet atij: Ti ke vepruar, që të thuhet për ty se e ke bërë dhe veç është thënë. Dhe çështja ka përfunduar.”

Kështu pra:

Ai i cili ka punuar për të përfunduarën (këtë botë), shpërblimi i tij është në të përfunduarën (këtë botë).

Ai  i cili ka punuar për të përgjithmonshmen (botën tjetër), shpërblimi i tij është në të përgjithmonshmen (botën tjetër).

Ata të cilët habiten me ta (pabesimtarët) dhe me civilizimin e tyre, thonë: U është dhënë kjo botë. Mirëpo duhet të parashtrohet një pyetje tjetër: A i përket atij që beson në Zot, që të mirat e Allahut në prezencën e tij, t’ia uzurpoj ai i cili e mohon Allahun? Përgjigjja është: Jo! Xhelozia jonë për Allah na obligon që të themi: Duhet që besimtari të jetë i pari i cili i zbulon thesaret e Allahut, të cilat i ka fshehë në tokë dhe të veproj me to, dhe të mos lejoj që pabesimtari të triumfoj në diçka prej sekreteve të kësaj bote, sepse ndonjëherë pabesimtari triumfues  me atë triumfin e tij  bëhet i rrezikshëm dhe sprovë për fenë e besimtarit.

Kështu pra: Bota është dy llojesh:

Lloji i parë: reflekton te ti edhe nëse nuk e kërkon. Dielli të sjellë nxehtësi edhe nëse nuk kërkon. Drita të sjell dritën pa e kërkuar ti atë. Po ashtu edhe shiu  bie pa e kërkuar. Të gjitha këto vijnë te ti pa i kërkuar.

Lloji i dytë: Të jep, nëse ti reflekton me të. Toka të thotë: Nëse ti vepron dhe mbjell dhe e kultivon, të jap.

Në cilin lloj njerëzit triumfojnë ndaj njëri-tjetrit?

Ata janë bashkëpjesëmarrës në atë e cila reflekton me ta. Dallohen dhe gradohen ndaj njëri-tjetrit në të. Një njeri është i fuqishëm sepse reflekton në diçka në të cilën tjetri nuk ka reflektuar. Nga kjo zhvillohet njeriu dhe me këtë arrihet ngritja (civilizimi) sepse tjetri vepron në atë që t’i nuk ke vepruar edhe pse nuk është kërkuar nga ti. Dielli të sjell ngrohtësinë dhe nxehtësinë, por nëse ti ngrihesh lartë me aktivitet, ajo të reflekton dhe të jep diçka tjetër, siç është rasti që prej diellit e fitojnë energjinë (solare) elektrike.

Sa i përket dobisë, sendet ndahen në tri lloje:

Lloji i parë: të jep edhe nëse nuk kërkon.

Lloji i dytë: të jep nëse vepron me të. Fuqia e njeriut është tek lloji i dytë.

Lloji i tretë: njeriu ngrihet në shkallë më të lartë nëse vepron me llojin i cili të jep edhe nëse nuk kërkohet prej saj.

Besimtari duhet ta dijë se aktiviteti i tij jetësor duhet të jetë në balancë me mjedisin ku jeton. Unë dal në mëngjes për të punuar për jetën time, dhe rezultatin e këtij angazhimit e quajmë plotësimi i nevojave. Duhet që të llogaris: Sa kam fituar? Sa kam harxhuar?

Nëse harxhoj më shumë se sa fitoj, duhet ta dijë se më pret rreziku i shkatërrimit.

Nëse shpenzoj aq sa fitoj, kjo është gjendje statike. Kurse,

nëse fitoj më shumë se sa harxhoj, atëherë pritet që unë të zhvillohem.

Çdo ditë, besimtari duhet ta pyes veten e tij: Sa kam fituar? Sa janë nevojat e mia për sot? Tek atëherë ai e ndërton jetën e tij racionalisht.

Ta dish se, Zoti i Lartmadhëruar dëshiron nga aktiviteti yt të të bëj dobi ty dhe atyre rreth teje. Nuk kërkon vetëm nga ju aktivitet.

Nëse kërkon që ju të punoni me profesionalizëm për tjerët, atëherë të jesh i sigurt se pranë kësaj ka kërkua që edhe tjerët të punojnë me profesionalizëm për ty.

Nëse ti i ke mashtruar njerëzit me punën tënde që e ke punuar për njerëzit. Allahu do të vendosë në zemrat e njerëzve që të të mashtrojnë me punët e tyre, që do ta punojnë për ty.

Ti ke mundësi t’i japësh vetes tënde pjesë prej çdo pjese të pjesëve të jetës tënde dhe të thuash: Unë këtë dhe atë e kam punuar me sinqeritet, me pesëdhjetë përqind të sinqeritetit, me njëzet e pesë përqind të sinqeritetit dhe në fund e shkruan, e pastaj e bën llogarinë se çka është marrë nga ju. Një pjesë ka shkuar për mjekun. Një pjesë për atë i cili te ka anashkaluar dhe te ka neglizhuar ty, dhe në fund e nxjerr rezultatin dhe e sheh se del barazim.

Ti e mashtron një njeri, ndërsa ty do të të mashtrojnë dhjetë. Mos tento të mashtrosh Zotin tënd. Çështja është që të mos injorosh se me këtë e ke injoruar veten tënde. Kush e lodh tjetrin e ka lodhur veten e tij dhe kësaj do t’i shtohet edhe pjesa tjetër, që të plotësohet ajo çka ke vepruar.

Kështu Allahu i ka vendosur ligjet në ekzistencë, me qëllim që të pengohet mashtrimi dhe zilia. Nëse e sheh ndonjë njeri se është më i aftë se ti për diçka, mos mendo se ai përfiton, dije se përfitojnë tjerët prej tij. A ke dëgjuar për shembullin e farkëtarit të guximshëm dhe berberit të shkëlqyer ku prej tyre përfitojnë njerëzit. Ndonjëherë nuk mund të gjesh berber i cili i rregullon flokët shkëlqyeshëm. Çdo dhunti e cila i jepet dikujt tjetër, ajo do të të shërbej edhe ty. Shembull: Dora e djathtë lëvizë më lehtë dhe e kontrollohet më mirë kur t’i ketë gërshërët për t’i prerë thonjtë e dorës së majtë dhe i prenë me precizitetin kulminant. Nëse i mban gërshërët me dorën e majtë, për t’i prerë thonjtë e gishtave të dorës së djathtë, nuk mund t’i presh me të njëjtin precizitet. Kështu pra, zakonisht dora e djathtë është më e aftë se dora e majtë. Kështu, nëse e sheh se një person ka një veti të veçantë, thuaj: Kjo veti do të jetë edhe në dobinë time dhe do të ruhem që kurrë të mos e dëmtojë.

Allahu dëshiron që aktiviteti jonë i jetës të shkoj me sinqeritet dhe kënaqësi. Ti nëse vepron një punë dhe për atë punë i frikohesh Allahut, Ai të thotë: Ti po e punon këtë punë, nga ti kërkohet që ta punosh me precizitet për dy arsye:

– arsyeja e parë është për klientin; dhe

– arsyeja e dytë është për Allahun.

Sa i përket klientit, është e mundur që ai të mos i sheh te metat dhe mangësitë e punës.

Sa i përket Allahut, Ai e percepton çdo gjë në imtësi.

Çdo kohë të punës për kënd e punon? Për Allah?!. Nëse është kështu, atëherë ti punën e ke bërë për Allah dhe e ke paraparë se ai të përcjell dhe të inspekton ty, atëherë dije se ai i inspekton i përcjell dhe i percepton edhe punët e të tjerëve që punojnë për ty. Nëse ti e mashtron një person, do të të mashtrojnë ty njëmijë persona.

Vështroi njerëzit rreth teje dhe do të vëresh se gjithmonë kërkohet serioziteti dhe do të shohësh se ai i cili e di se gjithmonë e sheh Allahu dhe është i kujdesshëm, do t’i pranohen dhe do të ketë dobi prej Allahut, aq sa nuk mund ta imagjinosh. Ti befasohesh, por ndihma e Zotit është me të, begatia e Zotit është te ai, sepse ai ka punuar për Allah. Kështu që aktiviteti i besimtarit në këtë botë duhet të jetë i ndërlidhur me Allahun dhe Allahu ia cakton shpërblimin  ashtu siç e sheh Ai me caktimin e Tij, ndërsa njeriu ta cakton shpërblimin në bazë të caktimit dhe kapacitetit të tij. Sikurse njeriu për njeriun është i nivelit të njëjtë, për këtë arsye çdo fëmijë me fëmijën dhe çdo shok me shokun përkujdeset varësisht prej kapacitetit të tij, pra në masë të të njëjtit nivel.

Lini një koment