Ndalesa e alkoolit

Muhamed Muteveli Shaëraviu

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

 

Ndalesa e alkoolit

 

Edhe sot e kësaj dite ka të atillë, të cilët thonë se alkooli nuk është i ndaluar, sado që angazhohesh për t’i bindur se është i ndaluar.

Përgjigjet: Po të ishte e ndaluar në mënyrë të prerë Zoti i Lartmadhëruar do të kishte thënë:

“U është ndaluar juve alkooli”, sikurse ka thënë: “U është ndaluar juve cofëtina, gjaku dhe mishi i derrit …”. Por, për alkoolin Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:

“Nuk ka dyshim se alkooli dhe putat janë fëlliqësirë e prej veprimeve të shejtanit …, andaj largohuni …”.

Cili është mendimi i Shejh Shaëravijut në ndalimin e alkoolit?

Imami i nderuar, Shejh Shaëravijut thotë:

Nuk ka dyshim se alkooli në Kur’an është i ndaluar rreptësisht dhe në mënyrë të prerë. Për këtë nuk ka çka të diskutohet. Mirëpo, përdorimi i fjalës së Zotit të Lartmadhëruar “LARGOHUNI” ka kuptim më të fortë se ndalimi duke përdorur thënien “Ju është ndaluar juve alkooli”.

Pra, fjala “LARGOHUNI” ka kuptimin për të mos iu afrua “kurrë”. Gjithmonë duhet larguar nga ndalesat që i ka ndalu Allahu, mos me iu afrua kufirit të ndalesës asnjëherë, sepse nëse i afrohesh mund të mashtrohesh, e pastaj sprovohesh. Pra, fjala “LARGOHUNI” është më e fuqishme se sa fjala “MOS E VEPRO”.

E njëjta çështje qëndron me prostitucionin, siç është përdorimi i fjalës “Dhe mos iu afroni prostitucionit”. Pra, mos iu afroni vijës (derës), sepse shpërthen dera e epshit dhe e shejtanit. Nga këtu shihet se: Nuk ka dyshim se forma “MOS IU AFRONI” është më e fuqishme dhe më e prerë se forma e ndalimit. Sepse, po të më kishte thënë mua Zoti i Lartmadhëruar: Ju është ndaluar alkooli, atëherë do të më ishte lejuar për të shërbyer alkool me gotë alkoolistin, dhe nuk do të kisha qenë në kundërshtim me ligjin e ndalimit të alkoolit. Po ashtu do të më ishte lejuar për të prodhuar alkool, për të bërë tregti me alkool, për të hapur restorant të alkoolit, për të mbajtur në shtëpi për gosti të të tjerëve, për të qenë në mesin ku pihet alkooli dhe nuk do të kisha pasur kurrfarë mëkati për gjërat e tilla, etj.

Mirëpo, fjala e Zotit të Lartmadhëruar “LARGOHUNI” ka kuptimin se muslimani e ka të ndaluar që të jetë në vendin ku përdoret alkooli ose për ta bartur, ose të bëj tregti me të. Pastaj vjen hadithi, i cili sqaron në detaje, ku Muhamedi a.s. thotë: “Allahu e ka mallkuar alkoolin, alkoolistin, shërbyesin e bartësin …”, deri në fund të hadithit.

Si është dispozita e atij i cili trashëgon alkool?

Përgjigjja: “Ka pyetur Ebu Talha (Muhamedin a.s.) për jetimët, të cilët kanë trashëguar alkool. Iu është dhënë përgjigjja: “Derdheni”. Ka thënë: – Po, a ta shndërroj në uthull? – I ka thënë: “Jo!” (SAHIHË).

Në një transmetim tjetër të Ebu Talhas qëndron:

Ebu Talha i ka thënë Muhamedit s.a.v.s.: – O i dërguari i Allahu, kam blerë alkool për jetimët deri sa kam qenë i izoluar. Muhamedi s.a.v.s. i ka thënë: “Derdhe alkoolin dhe thyeji bidonët”. I DËRGUARI E KA THËNË TË VËRTETËN

Tarik Ibn Said e ka pyetur të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. për prodhimin e alkoolit, ndërsa Muhamedi a.s. ia ka ndaluar. Ai i thotë: – Po e prodhoj për ilaç. Iu përgjigj: “Ai alkooli nuk është ilaç, por përkundrazi sëmundje”, (i dërguari e ka fol të vërtetën).

KOMENTIMI I DR. SEJID EL XHEMILIT

Prej çështjeve të mrekullueshme që ka sjell Islami është pastërtia e shoqërisë dhe individit, kështu që prej elementeve të para është të ndaluarit e alkoolit, sepse unë, as që mund ta imagjinoj që një besimtar musliman ta dehë mendjen e tij, të jetë i shtrirë nëpër rrugë ose të jetë në pranga të policisë!

Të palogjikshmit dhe mendjelehtët thonë se pirja e alkoolit i sjell të mira trupit, e bën aktiv, të mprehë në të folur, sqarues të të vërtetës, e forcon zemrën, e trimëron frikacakun, ndërsa harrojmë se alkooli sjell varfëri, sëmundje, plogështi, çmenduri dhe hidhërimin e Allahut.

Kam parë shumë njerëz, të cilët jetojnë në errësirën e injorancës dhe në stres të epshit, prandaj dëfrimi dhe epshi i alkoolit nuk është prej kënaqësive natyrore, por, po mos ta shijonin njerëzit, nuk do ta kërkonin. Ashtu siç thotë Shejh Shaëraviju: Ka adet të keq dhe ibadet të nderuar. Njeriu mund të jetojë tridhjetë vite apo katërdhjetë vite në një vend të qetë, të pastër, ku nuk sheh kurrë alkool me sy, as nuk dëgjon për pijen e tij asnjëherë në jetën e vet. Kjo sikur adeti  (zakoni) nuk është zakon pa e përdorur atë, ndërsa ai në jetën e tij ka qenë larg këtyre rrjedhave.

Ndërsa tjetri e sheh (alkoolin) për çdo ditë, por i largohet vetëm pse e do Allahun dhe i frikohet hidhërimit të Tij. Ky është adhurimi i nderuar dhe i respektuar. Kjo ka vlerë dhe rëndësi të posaçme te Allahu i Lartmadhëruar. Lum për atë i cili shkon te Allahu me zemër të pastër, të çiltër dhe të shëndoshë!

Më kujtohet njëherë kur isha mjek në një spital prej spitaleve të mëdha dhe isha kujdestar. Kur erdh polici me një njeri me pozitë të lartë, polici më dha një letër nga zotëria (zëvendës kryeministër), i cili kërkonte prej meje nënshtrimin e një analize mjekësore të dr. Filanit, avokat. Menjëherë u rrëqetha, më kapluan dridhjet e u mahnita. Njeri me pozitë të lartë, në pranga të policisë, i cili më tregoi se ky njeri është prangosur, sepse ka qenë i dehur dhe ka sulmuar pa kurrfarë shkaku! Vizitorët e hotelit, të cilin banonin në të, ishin në vend të qetë ku nuk ka zhurmë, kah ora 2 e mesnatës ai e ndryshoi gjendjen, shkaktoi trazirë, e prishi atmosferën, mendja e tij ishte dehur, sillej i pakontrolluar, thuaja se e ka veshur kapelën e firaunit. Ai e kishte prishur rendin publik. Unë e dija se ai ishte i pikëlluar dhe i mërzitur, ishte i penduar dhe i vinte shumë keq, pse e kishte sjellë veten në një pozitë ku polici e sillte kah dëshironte. Kur e pyeta atë njeri, ai ma ktheu duke qarë me lot që i rridhnin në faqet e tij, me fjalë në gjuhën angleze: Të lutem zotëri mjek, më fal, kam bërë gabim të madh në dëm të vetes sime, dhe të premtoj se kurrë më nuk do të bëjë një gjë të tillë!

Në gjuhën angleze i thash: Kam shpresë ta kuptosh se i madhi zmadhohet me pikëllimin e tij, dhe në momentet e dobësisë së tij ka ku të mbahet. Po pse je dorëzuar kaq lehtë dhe ke dalur jashtë lëkurës sate. Me të shpejtë më tha: Unë jam avokat me reputacion, nga një familje e njohur dhe jam daja i dr. Filanit, i cili është profesor në fakultetin e medicinës, jam i afërt me filanin, filanin, e me filanin. Dhe filloi të më numërojë personalitete në gjuhën angleze. I thashë: ARE YOU A LAWYER OR A LIAR (a jeni avokat apo rrenacak)? Ai ma ktheu: – Jo nuk jam rrenacak, por avokat. I thash atij: A nuk është turp, ti je njeri i ligjit, e ke sjell veten në këtë pozitë?! Duhesh t’i biesh kokës tënde me çekiçin e drejtësisë.

Kështu alkooli i sjell njerëzit në pozita të palakmueshme.

Lini një koment