Fillimi dhe Mbarimi

Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu

Shkëputur nga “Fundi i botës”

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

 

Fillimi dhe Mbarimi

 

Zoti i Lartmadhëruar është I Vetmi dhe i  Domosdoshmi. Ai është Zoti i Pafillim dhe i Pambarim, kurse çdo krijesë prej krijesave të tij, e ka fillimin dhe mbarimin. Gjithësia dhe çdo gjë që është në të dhe me të, e ka fillimin dhe mbarimin. Kur të ndodhë Dita e gjykimit, do të shkatërrohet çdo gjë në këtë gjithësi: dielli, hëna, yjet, malet, oqeanet, etj.. Këtë realitet Zoti i Lartmadhëruar e tregon  në Kur’anin fisnik    kur   thotë:

“Atë ditë kur do ta zëvendësojmë këtë tokë me një tokë tjetër e edhe qiejt (në qiej tjerë), dhe do të paraqiten para Allahut, të Vetmit mbizotërues dhe Absolut.” (Ibrahim : 48)

Kështu, në Kur’anin fisnik, Zoti i Lartmadhëruar na tregon se toka në të cilën jetojmë ne, ka shkaqe (ligje) të cilat janë të ndërlidhura me kete gjithësi deri në ditën e gjykimit.

Kur të vjen Dita e tubimit, kjo tokë shkatërrohet dhe vjen në tokë tjetër. Ajo është toka në të cilën do të kthehen njerëzit, në të cilën do të tubohen dhe do të merren në pyetje për të dhënë llogari. Do të dalim nga varrezat tona dhe do të dërgohemi në tokën e dytë. Kjo do të sqarohet në mënyrë edhe më të detajuar në fazën e mëvonshme.

Ne besojmë, dhe e dimë, se me siguri do të vjen fundi i kësaj bote. Mirëpo, ka të tillë të cilët tentojnë të sjellin huti në këtë çështje, duke trumbetuar se pas vdekjes nuk ka gjë. Të gjithë ata të cilët e thonë këtë, janë prej radhëve të materialistëve, komunistëve dhe të ngjashmit me ta, të cilët janë pjesë e drejtimit ateist, i cili është produkt i ideologjive të pabesimit të çdo gjenerate. Ateizmi është një ideologji e cila vazhdimisht përsëritet, por asnjëherë nuk arrin asgjë sepse është i ndërtuar mbi baza të brishta. E pa baza i përsëritë pretendimet e saja në forma të ndryshme por kurrë nuk sjell diçka të re. Lexoje thënien e Zotit të Lartmadhëruar:

“Dhe thonë, kjo jetë nuk është asgjë tjetër, pos që jetojmë dhe vdesim dhe na zhduk koha. Në lidhje me këtë, ata nuk kanë kurrfarë diturie, ata vetëm japin mendime të dyshimta.” (El Xhathije : 24)

Nëse i marrim të gjitha deklarimet e pabesimtarëve, do të shohim se, edhe pse kanë ideologji të ndryshme, filozofi të ndryshme, bashkohen në atë se:

– e mohojnë ringjalljen; dhe

– e fshehin ekzistimin e Zotit të Lartmadhëruar, i cili na krijoi, do të na bëjë të vdesim dhe do të na ringjallë.

Shpresa më e madhe e pabesimtarit është që të mos ketë ditë të gjykimit, Kjo nga shkaku se ata kanë dëshirë që të flasin dhe të veprojnë sipas tekave të tyre. Dëshirojnë që, të vjedhin, të gënjejnë, të vrasin, të keqpërdorin pasurinë e të tjerëve, të dëshmojnë rrejshëm, e në fund të mos bëhet asgjë. Kjo është ambicia më e madhe e tyre. Por, kjo shpresë e tyre është e kotë, sepse të gjithë ata do të befasohen në ditën e gjykimit, kur Zoti i Lartmadhëruar do t’i marr ata në pyetje për çdo mëkat të cilin e kanë bërë, bile do të japin llogari edhe për bindjet e tyre të kota. Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“Shembulli i atyre të cilët e mohojnë Zotin e tyre, veprat e tyre janë sikurse paraqitja e mirazhit në një kodrinë dhe i eturi mendon dhe llogaritë se është me ujë. Por, kur shkon aty, nuk gjen asgjë por befasisht e gjen Allahun dhe jep llogari para Tij. Padyshim se Allahu llogarit shpejt.” (En Nurë : 39)

Kjo është e vërteta të cilën e urren pabesimtari. Pra, ai do të mbetet i befasuar kur do të sheh që nuk do t’i bëjë dobi pasuria e kësaj bote.

Lini një koment