Dr. Musli Vërbani
Rregullat e fikhut
- Ixhtihadi nuk kundërshtohet me ixhtihad.
- Shpërblimi dhe dëmshpërblimi nuk bashkohen.
- Kur të ndodh i drejtpërdrejti dhe jo i drejtpërdrejti gjykohet për të drejtpërdrejtin.
- Kur të zhvlerësohet primari kthehet te sekondari.
- Kur të zhvlerësohet sendi zhvlerësohen edhe pjesët e bashkangjitura.
- Kur të vijnë në kundërthënie ndaluesi dhe caktuesi ka prioritet ndaluesi.
- Kur të paraqiten dy dëme, largohet dëmi i madh në barrë të të lehtit.
- Nëse është i pamundur veprimi sipas fjalës, nuk merret si bazë.
- Kur të humbet ndaluesi paraqitet e ndaluara.
- Kur të bie bazori bie degëzori.
- Kur të përdoren njerëzit si argument duhet vepruar sipas saj.
- Simbolet e kuptuara prej memecit, si shpjegim me gojë.
- Esenciale ndodhisë i bashkëngjitet koha më e afërt.
- Esenciale është pafajësia.
- Esenciali çka ka qenë mbetet çka ka qenë.
- Esenciali në çështjet kontradiktore nuk merret për bazë as një herë.
- Esenciali në fjalë është realitet.
- Domosdoshmëria nuk e zhvlerëson të drejtën e njeriut.
- Të vepruarit (marrja e vendimit) sipas fjalës ka prioritet, nga mos marrja e vendimit sipas saj.
- Kur të ngushtohet çështja, zgjerohet.
- Urdhri për të vepruar në pronorin e tjetrit është i pabazë (nuk merret parasysh).
- Tradita merret për bazë kur merr përmasa të mëdha apo bëhet e zakonshme.
- Çështjet vlerësohen sipas qëllimeve.
- E mbetura është më e lehtë se e filluara.
- Dëshmia është argument i cili mund të tejkalohet, deklarimi jo.
- Dëshmia për të marrë vendim për çka nuk është paraprake, ndërsa betimi për të mbetur çështja ashtu si është.
- Dëshmia për akuzuesin, betimi për të akuzuarin.
- Mbështetësi te i mbështeturi.
- Kush disponon diçka, disponon edhe pjesët e saj.
- Kur të bie baza bie dega.
- Të rënit (nga e drejta) nuk kthehet si i humburi nuk kthehet.
- Kur të zhvlerësohet një send zhvlerësohet çdo gjë që ka të bëj me të.
- Vendimi sipas “urfit” (traditës) sikur veprimi sipas tekstit.
- Vendimi sipas argumentit sikur vendimi.
- E lejuara me sheriat nuk lejon dëmshpërblim.
- Krimi i të pa logjikshmit nuk merret parasysh.
- Nevoja kërkon rregulloren e domosdoshmërisë pa marrë parasysh a është e përgjithshme apo e veçantë.
- Përfitimi përballë dëmshpërblimit.
- Largimi i dëmit ka prioritet nga sjellja e dobisë.
- Çka tregon në çështjet e fshehta e zë vendin e saj.
- Përkujtimi i diçkaje që është e pandarë sikur me e përkujtua të tërën.
- Të rënit nuk kthehet ashtu siç nuk kthehet e humbura.
- Pyetja merret parasysh sipas përgjigjes.
- Dëmi i madh largohet me dëmin e vogël.
- Dëmi nuk largohet me të njëjtin dëm.
- Dëmi nuk mund të jetë i vjetër.
- Dëmi largohet sipas mundësisë.
- Dëmi largohet.
- Domosdoshmëritë lejojnë të ndaluarat.
- Domosdoshmëria sipas doshmërisë.
- Zakoni, tradita është e ligjësuar.
- Vendimi në akte (kontrata) merret sipas qëllimeve dhe domethënieve ndërsa në fjalë sipas sqarimit saj.
- Merret parasysh çka është traditë në përgjithësi, jo çka ka ndodhur ndonjëherë.
- Shpenzimi shkon me fitimin.
- Mund të vendoset për sekondaren e jo për primaren.
- E vjetra lihet në të vjetrën.
- Letërshkrimi sikur të folurit.
- Nuk ka argument nëse prej atij fakti lejohen dy apo më shumë alternativa.
- Nuk ka argument në çështjet kontradiktore mirëpo ligji i ligjdhënësit e zë vendin e atij argumenti.
- Nuk lejohet as të dëmtosh as të dëmtohesh.
- Në gabim të sigurt nuk merret parasysh paragjykimi.
- Nuk merret parasysh me iluzion.
- Nuk ka baza në kuptimin e fjalës përballë sqarimit të saj.
- Nuk ka vend për hulumtim (ixhtihad) kur të ekziston teksti (Nasi).
- Nuk plotësohet bamirësia para aktivizimit.
- Nuk lejohet për askënd me e marrë pasurinë e tjetrit pa iu lejuar me (sheriat) ligj.
- Nuk lejohet për askënd të veprojë në pronësinë e tjetrit pa lejen e tij.
- Nuk lejohet ndryshimi i ligjit me ndryshimin e kohës.
- Heshtja nuk konsiderohet fjalë por heshtja konsiderohet fjalë nëse kërkohet përgjigje.
- Çka vendoset gjatë një kohe merret si vendim deri sa të vjen argument për të kundërtën.
- Çka lejohet në domosdoshmëri nuk lejohet me kalimin e tij (domosdoshmërisë).
- Çka ndalohet për të marrë ndalohet për të dhënë.
- Çka ndalohet për të vepruar ndalohet për të kërkuar.
- I drejtpërsëdrejti dënohet për dëmshpërblim edhe nëse nuk e ka bërë me qëllim.
- Njeriu dënohet edhe nëse vet e pranon (krimin).
- E papërcaktuara mbetet e papërcaktuar nëse nuk ekziston argument për të përcaktuar me tekst ose me kuptim.
- Vështirësia rezulton lehtësim.
- Çka është e njohur në mes tregtarëve sikur kushtëzimi në mes tyre.
- E kushtëzuara me kusht duhet të vendoset kur të realizohet kushti.
- E njohur me URF sikur kushtëzimi me kusht.
- E ndaluara në zakon si e ndaluara e vërtetuar.
- Kush e shpejton një gjë para se të bëhet e drejtë e tij dënohet me ndalimin e saj.
- Kush angazhohet për të kundërshtuar një gjë pasi të jetë e plotësuar refuzohet angazhimi i tij.
- Kush pronëson një gjë pronëson çdo gjë që është e bashkëngjitur në të.
- Premtimet me kusht janë të obliguara.
- Përshkrimi i cilësive në prezencë nuk pranohen në jo prezencë.
- Kujdestaria e caktuar është më e fuqishme se ajo e përgjithshme.
- Ngarkohet dëmi i veçantë nga dëmi i përgjithshëm.
- Prej dy të këqijave zgjidhet ajo më e lehta.
- Dënohet vepruesi jo urdhëruesi deri sa mos të jetë i dhunuar.
- Falet në të përgjithmonshmen çka nuk falet në të parën.
- Falet në të vazhdueshmen çka nuk falet në raste tjera.
- Fjala e përkthyesit pranohet.
- E sigurta nuk pengohet prej të dyshimtës.
- Duhet marrë parasysh kushtin në bazë të mundësive.