Marrur nga: “Interpretimi i ëndrrave reflektive”
Autor: Ibni Sijrijni
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Komentimi i ëndrrave të islamit dhe komentimi i ëndrrave të selamit (përshëndetjes), dhe të kapurit dorë për dore
ËNDRRA E IDHUJTARIT NË ISLAM
Ka thënë profesori Ebu Sa’d r.a.: Çdo idhujtar i cili e sheh veten në ëndërr se është në xhenet, apo i veshur me petka të xhenetit, apo dikush tjetër e sheh idhujtarin në xhenet ai do ta pranoj islamin. Kjo nga thënia e Zotit të Madhëruar: “(Në xhenet) Kanë të veshura petka të mëndafshi të hollë e të gjelbër dhe të mëndafshit të trashë, janë të stolisur me byzylyk të argjendtë.” (Insan : 21)
Po ashtu nëse e sheh se hyn në një kështjellë mbrojtëse (mburojë): Thotë Zoti i Madhëruar: “Nuk ka Zot tjetër përpos Allahut, Unë jam Mburojë, (mburoja më e lartë) kush hyn në të do të jetë i sigurt se nuk do ta dënojë.
Nëse idhujtari e sheh se e ka pranua islamin, ose e sheh se është duke u falur në drejtim të kiblës, ose duke e falënderuar Allahun, ai do ta pranojë islamin.
Kush e sheh idhujtarin të vdekur e pastaj ringjallet, ai idhujtar do ta pranoj islamin.
Kush e sheh idhujtarin zemërgjerë, dorëlirë, ai idhujtar do ta pranojë islamin.
Nëse e sheh idhujtari ëndërr veten duke lundrua me anije në det, do ta pranoj islamin.
ËNDËRRIMI I MUSLIMANIT DUKE PRANUA ISLAMIN
Nëse e sheh muslimani në gjumë veten duke thënë e pranova islamin, do të jetë i qëndrueshëm në çështjet e tij dhe do të jetë besimtar i sinqertë.
Nëse e sheh se e ka pranua islamin herën e dytë, do të jetë i kursyer prej të metave.
ËNDËRRIMI RROKJA PËR DORE
Kush e sheh se e ka rrok për dore armikun ose e ka përqafua, armiqësia do të zbutet dhe do të rivendosen marrëdhëniet e mira, sepse Muhamedi a.s. ka thënë: “Rrokja për dore shton dashuri dhe simpati mes vete.”
Kush e sheh se armiku e përshëndet dhe i jep selam ai kërkon me u pajtua, me lidh marrëveshje për paqe.
ËNDËRRIMI I SELAMIT
- Kush e sheh se i jep selam atij me të cilin nuk i ka marrëdhëniet e këqija, përshëndetësi do ta gëzoj me diçka të përshëndeturin.
- Nëse kanë në mes vete marrëdhënie të këqija ai do të fitoj të mira kundër atij që e përshëndet dhe do të jetë i sigurt prej tij.
- Nëse i jep selam atij dijetari të vjetër që e njeh ai do të martohet me një grua të bukur dhe të mirë dhe do të ketë lloje të mira të pemëve, sepse Zoti i Madhëruar ka thënë: “Ata aty do të kenë pemë të shumëllojta dhe çka të dëshirojnë. Selami u jepet prej Zotit të Mëshirshëm.” (Jasinë : 57, 58).
- Nëse i jep selam një i ri të cilin nuk e njeh, ai do të shpëtoj nga të këqijat e armiqve të tij.