Këtu përfundon Evropa – ndoshta në të ardhmen

Këtu përfundon Evropa – ndoshta në të ardhmen

Turqia është e madhe, e varfër dhe myslimane – me një këmbë në Azi dhe një këmbë në Evropë. Megjithatë, vendi troket në derën e BE-së, por kjo ndoshta kurrë nuk do të pranohet, sipas shkencëtarëve politikë të njohur.

Ura e Bosforit kalimit të ngushtë të famshme me të njëjtin emër që kalon nëpër qytetin e Stambollit dhe konsiderohet tradicionalisht si kufiri midis Evropës dhe Azisë. Më shumë po shihen gjasat e pamundësisë që Turqia të hyjë në Bashkim Evropian.

Turqia është e madhe, e varfër dhe myslimane – me një këmbë në Azi dhe një këmbë në Evropë. Megjithatë, vendi troket në derën e BE-së, por kjo ndoshta kurrë nuk do të pranohet, sipas shkencëtarëve politikë të njohur.

Kohët e fundit përfunduan negociatat e një firmës juriste turke “Antroya” një kontratë në mes një firme Gjermane dhe një kompanie Turke në industrinë e çelikut. Marrëveshja ka një vlerë prej 2.5 miliardë, dhe negociatat zgjatën më shumë se dy vjet. Pronari turk kishte nevojë për një multi-vizë për në Gjermani, megjithëse afaristi Turk rregullisht udhëtonte atje gjatë negociatave. Por miliarderit turk nuk ju kishte pranuar aplikim për një vizë të tillë.

Autoritetet Gjermane janë frikësuar se ai do të emigronte në Gjermani. Kjo është marrëzi. Vendet e BE na trajtojnë neve turqve tepër të nënçmuar, thotë kreu i Antroya, Alper Kesriklioglu (32).

Evropianët

Në firmën juridike e cila është e vendosur në lokalet atraktive në qendër të Stambollit, punojnë juristët e rinj properëndimor dhe sekularist.

-Ne konsiderojmë veten evropianë, edhe pse ne kemi një kulturore paksa të ndryshme laike dhe muslimanët. Turqia është një vendet modern, por evropianët e shohin vetëm anën e islamit dhe të Sheriatit, “tha duet Koray (28).

Këtë e pohoj edhe kolegu i tij Bora Bilir (33).

– Turqit janë për vlera demokratike perëndimore. E ardhmja jonë është në BE. Por, shumë evropian besojnë se ne jemi arabë dhe të pa arsimuar. Ata na trajtojnë në përputhje me rrethanat. Kjo është poshtëruese, “tha ai.

E mbrojti çështjen e Turqisë

 

Javën e kaluar, Kryeministri britanik David Cameron e mbrojti fuqishëm anëtarësimin e Turqisë në BE, ndërsa akuzoi Francën dhe Gjermaninë për standarde të dyfishta, nga shkaku se ata dëshirojnë që Turqia si anëtare e NATO-s t’i sigurojë kufijtë e Evropës, ndërsa në anën tjetër ja mbyllin derën e antarsimit për në BE.

Unë besoj se i bëjmë padrejtësi të madhe Turqisë kur themi se Turqia mund të bëj roje në kamp, por nuk e lejojmë të hyjë në tendë.

Një ditë më pas, Ministri i jashtëm gjerman Guido Westerwelle doli me një qëndrim të kundërt.

Turqia nuk është gati për t’u bashkuar me BE-në tani, dhe 27 shteteve anëtare nuk janë të gatshme ta pranojnë këtë vend në mesin e tyre, “ai këtë e tha deri sa ishte në një vizitë në kryeqytetin Turk.

Përpjekje boshe

 

Gjysmë shekulli, Turqia është munduar që të bëhet anëtare e BE-së, që nga aplikimi i parë në vitin 1959. Në vitin 2005 u zhvilluan negociatat zyrtare për anëtarësim, edhe pse Turqia ka bërë një seri reformash demokratike. Prapë se prapë negociatat kanë ngecur, jo pak për shkak të konfliktit mbi Qipron e ndarë. Por për shkak se Turqia ende ka një rrugë të gjatë për të shkuar nëse dëshiron t’i përmbush kërkesat e BE për trajtimin e pakicave, të drejtave të njeriut dhe demokracisë.

Antonio Missiroli, drejtor i mirënjohur dhe kreator i ideve të politikës Evropiane me qendër në Bruksel, beson se Turqia kurrë nuk do t’i bashkohet klubit Evropian.

Po të ishte në pyetje ti vendosja në bast paratë e mia, do të kisha vendosur në atë se Turqia nuk do të bashkohet me BE-në. Megjithatë, unë jam një përkrahës i fortë i negociatave të anëtarësimit të Turqisë, – tha ai në një intervistë me gazetën Aftenposten.

Ai thekson se negociatat kanë çuar në një sërë reformash demokratike në Turqi.

Për të dy palët do të kishte qenë mirë nëse negociojnë përgjithmonë. BE-ja mund të tregojnë vullnet të mirë për një vend të madh mysliman, ndërsa autoritetet Turke mund të përdornin negociatat, si një justifikim për të zbatuar reformat e vështira dhe të papëlqyeshme.

Nuk do të kërkoj lëmoshë

 

Missiroli pohon se përfshirja e Evropës Lindore ka qenë një sukses i madh për shkak se këto vende janë si pjesa tjetër e Evropës. Për t’u bashkuar me BE-në, duhet të përmbushën një numër kriteresh të vështira. Mirëpo është në pyetje demokracia “NUK KA NEGOCIATA”.

Turqia nuk dëshiron të bëhet si ne. Tregtarët Turq besojnë se mund të gjendet ndonjë kompromis, por këto kërkesa janë absolute. BE bën pretendime të tilla në Turqi, Ankaraja e sheh si një fyerje kombëtare. Turqia është një fuqi e madhe dhe do të trajtohet si e tillë. Turqia nuk dëshiron të hyjë në BE e gjunjëzuar.

Edhe pse Turqia i kishte përmbushur të gjitha kërkesat, Franca, Gjermania dhe Austria alarmuan me këmbëngulje që t’i mbyllen rrugët e shpresës Turqisë për në BE.

– Retorika anti Turke nga Parisi, Berlini dhe Vjena u refuzua ashpër nga Turqia. Ata e ndien veten të fyer rëndë, ata mendojnë se BE nuk është e sinqertë kur ata janë duke biseduar me Turqinë për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Popullsia e madhe muslimane

 

Shkencëtari italian beson se një arsye e rëndësishme për rritjen e skepticizmit evropian është shtimi i madh i popullsisë në Turqi. 72.000.000 popullsi e sotme pritet të rritet në 100 milion në 2050, e cila do të kishte bërë atë vendin më të madh të BE-së.

Turqia do të ishte bërë shumë e fuqishme në BE, Franca dhe Gjermania kanë frikë për humbjen së pushtetit.

Përveç kësaj, Turqia është 97 % myslimanë. Frika e Islamit në Evropë është në rritje.

Evropa ka tashmë 12 – 15 000 000 myslimanë, por Turqia do të përbënte një masë kritike. Evropa tashmë i ka problemet e integrimit të emigrantëve muslimanë. Vendet me më shumë emigrantë turq, të cilët janë më skeptikë në lidhje me anëtarësimin e Turqisë në BE: Gjermani, Holandë, Austri, Francë dhe Belgjikë.

Missiroli mendon se kjo mund të ketë pasoja katastrofike nëse Turqia heq dorë nga përpjekja për të hyrë në Bashkimin Evropian.

– Ajo do të inkurajojë tendenca që ne nuk i duam. Procesi i reformës do të vihet në stagnim, dhe mund të rrisë konflikt superfuqi rajonal.

Bora Bilir (33), Düet Koray (28) dhe Alper Kesriklioglu (32) të firmës juriste Antroya mendojnë se ardhmëria e Turqisë është në Bashkim Evropian, mirëpo ëndrra duket e pa arritshme. 

I zhgënjyer në Stamboll, avokati i ri Alpet Kesriklioglu është i pakënaqur që anëtarësimi Turk në BE duket vetëm si një ëndërr e largët. Ai nuk e pëlqen murin që po e ndërton Unioni për botën e jashtme.

– Ju nuk mund të zgjidhni vendin e lindjes. Megjithatë, ngrihen barrierat për të udhëtuar i lirë. Unë mendoj se të gjithë evropianët – duke përfshirë turqit – duhet të jenë në gjendje të udhëtojë lirisht në Evropë. Turqia është pjesë përbërëse e komunitetin evropian.

FAKTE: Turqia dhe BE

1959: Turqia kërkon anëtarësimin në KEE.

1963: Turqia pranon një marrëveshje asociimi me BE.

Korrik 1974: Turqia pushton Qipron.

1987: Turqia kërkon anëtarësimin e plotë në KEE.

1989: Brukseli pranon kërkesën e Turqisë, e vonon trajtimin.

1996: BE bën marrëveshje me Turqinë për bashkim doganor.

1997: Krerët e BE-së refuzojnë për ti dhënë statusin e aplikimit Turqisë.

1999: Në mbledhjen e Helsingfors-it i ipet statusi i aplikimit Turqisë.

2001-2004: Turqia kryen një sërë reformash për të përmbushur kërkesat e BE për anëtarësimin, duke përfshirë heqjen e dënimit me vdekje.

2005: Negociatat e anëtarësimit fillojnë.

2006: Tetë kapitujt e bisedimeve të ngrira për shkak të konfliktit mbi Qipron e ndarë.

 

Turqia

 

Forma e qeverisë: Republikë.

Kryeqyteti: Ankara.

Sipërfaqja: 770.760 km².

Popullsia: 72 milion. Istanbul është qyteti më i madh me 11 milionë banor zyrtarisht, por në fakt duhet të ketë shumë më tepër.

Religioni: islam.

Kreu i shetetit: President Abdullah Gül.

Kryeministër: Recep Tayyip Erdogan.

Qeveria: AKP, një konservatore, parti miqësore e BE-së me rrënjët në Islamin e politikës së moderuar.

Valuta: Lira turke.

_______________________________________________________

Burimi: http://www.aftenposten.no/nyheter/uriks/article3761438.ece

 

Përgatiti: Dr. Musli Vërbani.

Lini një koment