Ëndërrimi i sehabeve r.a. dhe i tabiinëve

Ëndërrimi i sehabeve r.a. dhe i tabiinëve

 

ËNDËRRIMI I SEHABEVE R.A.

 

Kush e sheh njërin prej tyre ose të gjithë të gjallë, ëndrra tregon se ai dhe familja e tij janë fetarë të denjë. Tregon se ai do të arrijë fuqi dhe autoritet, çështja e tij do të ngrihet.

  • Nëse e sheh se ai është bërë njëri prej tyre, do t’i kanoset rreziku, do të ketë vështirësi por do të fitojë.
  • Nëse i sheh vazhdimisht në ëndërr, jeta e tij do të jetë e rëndësishme.
  • Nëse e sheh Ebu Bekri Sidikin të gjallë ai do të jetë i butë dhe shumë i sjellshëm me robërit e Allahut.
  • Nëse e sheh Omerin r.a. do të jetë fetarë i denjë, i drejtë në fjalë dhe do të sillet mirë me të tjerët.
  • Nëse e sheh Othmanin r.a. të gjallë do të jetë i devotshëm dhe do të ketë shumë ziliqarë të cilët i frikësohen.
  • Nëse e sheh Aliun r.a. udhëheqësin e besimtarëve të gjallë, do të jetë i ditur, trim dhe i devotshëm.

ËNDËRRIMI I LEXUESVE TË KUR’ANIT

 

Nëse i sheh lexuesit e Kur’anit të tubuar në një vend, aty do të tubohet paria e shtetit, prijësat, tregtarët dhe dijetarët.

ËNDËRRIMI I NJERËZVE TË MIRË

 

Kush i sheh disa njerëz të mirë por të cilët kanë vdekur më herët, do të ketë gjallëri në vendin e tij. Ai vend do të ketë të korrura, udhëheqësi do të punoj me drejtësi dhe ata do të jenë të lirë.

Tregohet se Hasan el Basriu Zoti e Mëshiroftë ka parë ëndërr sikur ka veshur rroba të leshit, në mes të belit kishte shokën e belit, në këmbën e tij një lidhëse, dy hajmalia, duke qëndruar në këmbë, në dorë kishte një def, i mbështetur në Qabe. Këtë ëndërr ia tregon Ibni Sirijnit, e ai i thotë:

  • Këmisha e leshit tregon devotshmëri.
  • Shoka e belit tregon vendosmërinë në fe.
  • Mjalta tregon dashurinë për Kur’an dhe komentimin e Kur’anit.
  • Lidhëza tregon për karakterin e fortë.
  • Qëndrimi në këmbë tregon se Allahu e ka vendosur botën ndër këmbët e tij.
  • Defi tregon për urtësinë ndaj njerëzve.
  • Mbështetja për Qabe, tregon mbështetje dhe bindje ndaj urdhrave të Allahut.

Marrur nga: “Interpretimi i ëndrrave reflektive”

Autor: Ibni Sijrijni

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Lini një koment