ËNDËRRIMI I PEJGAMBERËVE
Ëndërrimi i Musa a.s. dhe këndimi i Fatihas
E kam dëgjua Eba Bekr Ahmed bin el Husejn bin Mehran el Mukrij duke thënë: E kam ble një robëreshë e cila si duket ka qenë prej turkeje dhe nuk e dinte gjuhën time, e edhe unë nuk e dija gjuhën e saj. I kam pas disa shokë të cilët kishin fqinjë e ata më përkthenin dhe tha: Një ditë prej dite ishte duke fjetur dhe e vërej se ajo qan dhe bërtet e thotë: O Zoti im! Më mëso fatihan. Thash me vete shiko çfarë është, e di gjuhën time e nuk e flet. I tubova fqinjët e shokëve të mi dhe i thanë asaj: Nuk e ke ditur gjuhën e tij ndërsa si e flet tani. Robëresha tha: Në ëndërr e kam parë një njeri të hidhëruar ndërsa pas tij turmë njerëzish e ai ecte përpara. Thash kush është ky? Thanë: Musa a.s. Pastaj pashë një njeri më i mirë se ai e edhe ai kishte një turmë njerëzish e ai ecte përpara. Thashë kush është ky? Thanë: Muhamedi a.s. Thashë: Unë do të shkoj me këtë. Arriti te një derë e madhe e ajo ishte dera e xhenetit. Trokiti në derë dhe u hap dera dhe ai së bashku me tjerët hynë aty. Ndërsa mbeta unë me dy gra. Trokitëm në derë dhe u hap dera. Dhe na u tha: Kush di me e këndua Fatihan do t’i lejohet hyrja. Ata e kënduan dhe hynë brenda. Ndërsa unë mbeta jashtë. Për këtë arsye mësoma Fatihan. Dhe tha: Ia kam mësuar me një mund të madh, dhe posa e ka mësuar përmendësh menjëherë ka vdekur.
ËNDËRRIMI I PEJGAMBERËVE
Profesori Ebu Sead Zoti e Mëshiroftë ka thënë: Ëndërrimi i pejgambereve s.a.v.s. ka dy çështje, ose përgëzim e lajmërim, ose të tërhiqet vërejtja. Pastaj nëse e sheh pejgamberin në formën e tij dhe si ka qenë, kjo është argument se ai i cili e sheh do të forcohet, do të stabilizohet dhe do të fitoj nga ai i cili e sulmon.
ËNDËRRIMI I ADEMIT A.S.
Kush e sheh Ademin a.s. në formën e tij do të ketë pushtet të madh nëse është i aftë. Kjo nga ajeti Kur’anor ku thotë Zoti i Madhëruar: “Unë do të bëjë mëkëmbës (pushtetarë) në tokë.” (Bekare : 30)
Nëse e sheh e ai i flet, do të arrijë dituri, sepse thotë Zoti i Madhëruar: “Ademi i mësoi të gjitha emrat (shkencat).” (Bekare)
Është thënë se kush e sheh Ademin a.s. do të tradhtohet nga fjalët e armiqve të tij e pas një kohe do të shpëtoj nga tradhtitë e tyre.
Nëse e sheh se fytyra e ndërron ngjyrën ose formën, kjo tregon se do të shpërngulet prej një vendi në një vend tjetër e pastaj përfundimisht do të kthehet në vendin e parë.
ËNDËRRIMI I SHITIT A.S.
Kush e sheh Shitin a.s. do të arrijë pasuri, do të ketë fëmijë dhe jetë të lumtur.
ËNDËRRIMI I IDRISIT A.S.
Kush e sheh Nuhun a.s. do të ketë jetë të gjatë dhe do të ketë probleme me armiq pastaj do të ngadhënjejë mbi ta dhe do të jetë falënderues ndaj Allahut. Thotë Zoti i Madhëruar: “Vërtet ai ka qenë rob falënderues.” (Isra : 3)
ËNDËRRIMI I HUDIT A.S.
Kush e sheh Hudin a.s. armiqtë do të i tejkalojnë të gjitha kufijtë, do të dominoj padrejtësia dhe errësira dhe më në fund do të triumfoj mbi ta. Njësoj kush e sheh Salihun a.s.
ËNDËRRIMI I IBRAHIMIT A.S.
Kush e sheh Ibrahimin a.s. do të shkoj në haxh me dëshirën e Allahut. Kanë thënë se do të përjetojë mundime nga udhëheqësi i padrejtë e pastaj do t’i ndihmoj Zoti me fitua kundër armiqve e Zoti do t’i shtoj shumë të mira dhe do të martohet me grua të mirë.
Tregohet se Semak bin Harb i cili ka qenë i verbër e ka parë në gjumë Ibrahimin a.s. duke ia lëmua dy sytë dhe duke i thënë kaloje lumin Eufrat dhe mbylli sytë, Zoti do të ta kthej shikimin. Pasi është zgjuar e ka bërë këtë (e ka kalua lumin Eufrat) i ka ardhur shikimi.
ËNDËRRIMI I IS-HAKUT A.S.
Kush e sheh Is-hakun a.s. i kanoset një rrezik prej disa udhëheqësve ose prej disave të farefisit të tij e pastaj e tejkalon atë rrezik dhe do të ketë furnizim të mirë, do të bëhet autoritativ, do të bëhet i fuqishëm dhe do të dëgjoj për vete lajme të mira dhe prej pasardhësve të tij do të ketë udhëheqës dhe njerëz të mirë. Kjo ndodh nëse e sheh në formën e tij me hijeshinë dhe përsosmërinë e tij.
ËNDËRRIMI I ISMAILIT A.S.
Kush e sheh Ismailin a.s. do të ketë pozitë të mirë dhe furnizim të begatshëm.
Thuhet se do ta ndërtoj një xhami ose do të autorizohet dhe ndihmon për me ndërtua një xhami. Kjo nga thënia e Zotit të Madhëruar: “Përkujto kur Ibrahimi me (të birin) Ismailin i kanë rindërtua themelet e shtëpisë së shenjtë (Qabes).” (Bekare : 127)
ËNDËRRIMI I JAËKUBIT A.S.
Kush e sheh Jaëkubin a.s. do ta kaplojë pikëllim i madh për shkak të disa fëmijëve të tij e pastaj do t’i dhurohet prej Zotit të Madhëruar fëmijë dhe do ta tejkalojë mërzinë dhe pikëllimin.
ËNDËRRIMI I JUSUFTI A.S.
Kush e sheh Jusufin a.s. atij do t’i bëhet padrejtësi, do të burgoset dhe do të izolohet prej farefisit të tij, do të hudhet në një greminë në një vend të largët e pastaj do të arrij post të mirë dhe armiqtë e tij do të bëhen nevojtarë të tij.
Tregohet se një njeri e ka parë Jusufin a.s. duke ia veshë këpucët (mestet), kur është zgjua është bë komentues i mirë i ëndërrave.
Po ashtu tregohet se Ibrahim bin Abdullah Kermani e ka parë Jusufin a.s. duke i folur e i ka thënë: O Jusuf më mëso atë që të ka mësua Allahu. Pastaj ia ka veshë këmishën e tij dhe kur është zgjua është bë komentues i ëndërrave.
Tregohet nga Ibn Sijrini se ka thënë: Kam pa ëndërr sikurse shkova në një xhami dhe aty u takova me tre profesorë dhe aty e pashë një djalosh të pashëm në anën e tyre. I thash djaloshit: Kush jeni ju Zoti ju mëshiroftë. Mu përgjigj: Unë jam Jusufi. Po këta tre profesorë kush janë? Stërgjyshërit e mi Ibrahimi, Is-haku dhe Jaëkubi. -Pra më mëso atë që të ka mësuar Allahu.
-(E hapi gojën e tha) Shiko çka po sheh?
-E shoh gjuhën tënde.
-(E hapi gojën më shumë) Tani çka po sheh?
-E shoh laringun tënd.
-(E hapi gojën edhe më shumë) E tani çka po sheh?
-E shoh zemrën tënde.
-Tani komento ëndrra dhe mos u frikëso. Prej asaj dite çdo ëndërr që ma kanë tregua se e kanë parë më është bë sikur e shoh në dorën time dhe e komentoj.
ËNDËRRRIMI I JUNUSIT A.S.
Kush e sheh Junusin a.s. ai do të ngutet për një çështje për çka do të i vështirësohet gjendja dhe do të burgoset e pastaj do të lirohet dhe do të shpëtoj. Kjo ëndërr tregon se ai i cili e sheh është i ngutshëm për vepra të mira.
ËNDËRRIMI I SHUAJBIT A.S.
Kush e sheh Shuajbin a.s., populli i tij do të ia bllokoj të drejtën e tij pastaj ai do të fitoj mbi ta. Ndoshta tregon se ai i cili e sheh ka, ose ka me pas vajza.
ËNDËRRIMI I MUSA A.S. DHE HARUNIT A.S.
Kush e sheh Musën a.s. dhe Harunin a.s. ose njërin prej tyre ai do ta mposhtë arrogantin dhe kriminelin.
Kush i sheh e ai është duke shkua në luftë, do të korrë fitore.
Tregohet se robëresha e Sead bin Musejebit e ka pa Musën a.s. sikur është paraqitur në Siri me shkop në dorë duke ecur mbi ujë. Pastaj e ka lajmërua Seadin për ëndrrën e saj, e ai i ka thënë: Nëse është e vërtetë kjo ëndërr atëherë ka vdekur Abdul Melik bin Mervani. Pastaj u është lajmërua tjerëve. Pastaj i kanë thënë si e dite e ai u është përgjigjur: Sepse Allahu e ka dërgua Musain a.s. me i zhduk arrogantët. E arroganti më i madh ka qenë ai (Abdul Melik bin Mervani) dhe ka ndodhur çka ka ndodhur.
ËNDËRRIMI I EJUBIT A.S.
Kush e sheh Ejubin a.s. do të sprovohet me pasurinë e tij, me familjen e tij dhe fëmijët e tij. Pastaj Zoti do t’ia kompensojë të gjitha ato dhe do t’ia shumëfishoj. Kjo nga thënia e Zotit të Madhëruar: “Dhe i kemi shtua (dhurua) atij familjen dhe të tjerëve si ai.” (Sad : 43)
ËNDËRRIMI I DAVUDIT A.S.
Kush e sheh Davudin a.s. në formën e tij do të ketë fuqi, udhëheqje dhe qeverisje.
ËNDËRRIMI I SULEJMANIT A.S.
Kush e sheh Sulejmanin a.s., do të ketë dituri, mençuri dhe prirje për udhëheqje.
ËNDËRRIMI I ZEKERIJAIT A.S.
Kush e sheh Zekerijain a.s. do të ketë fëmijë të mirë në pleqëri.
ËNDËRRIMI I JAHJAIT A.S.
Kush e sheh Jahjain a.s. do të ketë shëndet, devotshmëri dhe mbrojtje prej gabimeve dhe do të jetë i pari i asaj kohe për shëndet e devotshmëri.
ËNDËRRIMI I ISAIT A.S.
Kush e sheh Isain a.s. tregon se ai është i dobishëm, i bekuar, do të ketë shumë të mira, shumë do të udhëtoj, do të arrij shkallë të lartë në mjekësi dhe në shkencat tjera.
Na ka tregua Sherif Ebu Kasimi Xhaëfer bin Muhamed në Egjipt se ka thënë Hamza bin Muhamed Kenai e atij i ka thënë Ebu Kasim Isa bin Sulejman bin Bagdadi e atij i ka thënë Davud bin Amr Dabiju e atij Musa xhaëfer bin Rida e atij baba prej gjyshit se ka thënë Hasan bin Alij r.a.: E kam parë Isain birin e Merjemes a.s. në ëndërr e i kam thënë: O shpirt prej Allahut dëshiroj të shkruaj diçka në unazë, por nuk po di çka të shkruaj, e ai më është përgjigjur: Shkruaje “La ilahe il-lallah El hakul Mubinë”, sepse ajo i largon brengat, mërzitë dhe fatkeqësitë.
Është thënë: Nëse e sheh gruan e Isait a.s. shtatzënë do të ketë fëmijë të mençur.
ËNDËRRIMI I MERJEMES (VAJZA E IMRANIT A.S.)
Kush e sheh Merjemen bijën e Imranit ai do ketë reputacion dhe shkallë të lartë në popull dhe do t’i plotësoj të gjitha dëshirat e tij.
Nëse femra shtatzënë e sheh atë në ëndërr, do të lind fëmijë të mençur. Nëse shpifin për të Zoti do ta pastroj dhe tjerët do ta kuptojnë se është e pafajshme.
Kush e sheh duke i ra në sexhde Merjemes ai do të ulet me udhëheqësin dhe do të bisedoj me të.
ËNDËRRIMI I DANIELIT TË MENÇUR
Kush e sheh Danielin e mençur do të ketë fat të mirë. Do t’i komentoj ëndrrat. Do ta mposhtë shtypësin pasi që do të sprovohet shumë.
Është thënë se ai do të bëhet mbret ose ministër i mbretit.
Tregohet se Abdullah Bahiliju e ka pa se e ka mbajt Danielin në krah dhe e ka vendos në një mur dhe ka bisedua me të e ai thotë: Një lajm i mirë, ti ke hyrë në grupin e pejgambereve dhe je i pari i cili do t’i komentojë ëndrrat.
ËNDËRRIMI I HIDRIT A.S.
Kush e sheh Hidrin a.s. tregon për fitim dhe zgjerim në pasuri dhe siguri pas frikës.
ËNDËRRIMI I TË GJITHË PEJGAMBERËVE OSE DISAVE PREJ TYRE
Disa kanë thënë: Kush i sheh disa prej pejgambereve do të arrijë të mirat edhe në fe edhe në jetë.
Kush e sheh se vet u shndërrua në njërin prej pejgambereve do të ketë pengesa, rreziqe dhe vështirësi të atij pejgamberi, dhe më në fund do të triumfojë dhe do të bëhet thirrës në rrugën e Allahut.
Marrur nga: “Interpretimi i ëndrrave reflektive”
Autor: Ibni Sijrijni
Përktheu: Dr. Musli Vërbani