Havarixhët

Dr. Musli Vërbani

 

Havarixhët

 

Zanafilla e Havarixhëve dhe mentaliteti i ngurtë i tyre 

 

Havarixh është shumës i fjalës harixhij.

Harixhij quhet ai i cili  ndahet dhe largohet, ai i cili del  prej radhëve dhe shkëputet prej bazës, me fjalë tjera ai i cili rebelohet.

Kishin kaluar tri dekada prej vdekjes së Muhamedit a.s.  dhe asnjëherë në mesin e muslimanëve deri atëherë nuk ka pasur ndarje mbi bazë fetare. Ka pasur mospajtime në çështje tjera si p.sh.: në çështjen se kush ka  përparësi në pozitën e të parit të shtetit Islam. Ndoshta edhe kanë luftua në mes  vete,  por jo duke e konsiderua njëri- tjetrin jomusliman.

Havarixhët janë të parët të cilët morën guximin dhe u ndanë mbi bazë fetare, shkak dhe pretekst i ndarjes së tyre është arbitrazhi në mes Aliut r.a. dhe Muavijut  për paqe.  Konfliktit në mes  Muavijut në njërën anë dhe Alijut r.a. në anën tjetër i erdh fundi kur  u dakorduan për arbitrim në mes tyre, por  në ato moment  prej tyre  doli  logo  se:  “nuk ka arbitrazh dhe se gjykimi i takon vetëm Zotit të Lartëmadhëruar dhe askujt tjetër”(Inil Hukmu i-laa Lil-Laah).

Harixhiju i parë është Abdullah Vehbe er-Rasibij i cili i thotë Alijut r.a: “Ti je Kafir, sepse nuk gjykove me fjalën dhe ligjin e Allahut” . Ky akuzim ekstrem ndaj Aliut r.a. është fanatizëm, sepse si të akuzohej për pabesim Aliu r.a.  kur dihet se  ai  ishte i cili e kishte vendos veten të sakrifikohej në shtratin e Muhamedit a.s. kur Muhamedi a.s e kishte bë hixhretin?!. Po si të akuzohej për pabesim kur  ishte njëri prej 10 të përgëzuarve me xhenet prej Muhamedit a.s.?!.

Aliju r.a.  nuk i shpalli pabesimtarë,  ai e ruajti gjakftohtësinë  dhe për  të mos lejuar konflikt  u lejon atyre që të vendosen në një vend që quhet Harura (vend afër Kufes në Irak). Për këtë arsye edhe disa  dijetarë  i kanë quajtur Harurujun (Haruranas).

Havarixhët pasi që shkojnë në atë vend dhe pasi që vendosen  aty vendosin  postblloqe, patrullonin dhe jetonin të ndarë nga shoqëria Islame.

Abdullah ibn Abasi, njëri prej  interpretuesve  më të  njohur të  Kur’anit (për  të cilin ishte lutur Muhamedi a.s. që t’i shtohej dituri në të kuptuarit dhe të interpretuarit të Kur’anit)  shkon te ata për  të zhvilluar bisedime  për bashkëjetesë mirëpo ata ishin kategorik  në vendimin e tyre fanatik dhe ekstremizmi kishte kaluar në kulminacion. Ja si është zhvilluar debati ndërmjet tyre dhe Abdullah ibn Abasit:

Abdullah ibn Abasi : – Cili është problemi  juaj me Aliun r.a.?.

Ata i përgjigjen: Aliu është Kafir (pabesimtarë).

– Pse është Kafir? – i pyet Abdullah ibn Abasi.

– Pse nuk ka gjykua me ligjin e Allahut dhe ka pranua ndërmjetësim  dhe arbitrimin me Muavijun – i përgjigjen ata.

Abdullah ibn abasi i pyet: – A më e rëndësishme është çështja e pajtimit të një burri dhe të një gruaje apo çështja e pajtimit të Umettit ?.

Ata i përgjigjen: – Çështja e pajtimit  të Umetit.

(Pasi që ata thirreshin në Kur’an: Inil Hukmu il-la Lil-Laah), Abdullah ibn Abasi u citoj atyre ajetin Kur’anorë: “…dhe le te jetë një ndërmjetësues (arbitër) nga ana e saj (gruas) dhe një ndërmjetësues (arbitër) nga ana e tij burrit” (en-Nisa).  Ky ajet Kur’anorë ka zbritur për pajtimin e bashkëshortëve,  e  pse mos të bëhet pajtimi  i umetit nëpërmjet ndërmjetësimit dhe arbitrimit në bazë të këtij ajeti Kur’anorë.

Edhe ky argument nga Kur’ani prej  Abdullah ibn Abasit nuk ndikoi sepse ishin të ngurtë në qasjen e tyre, vetëm se duhet cekur se nga 6000 Havarixh të cilin ishin aty 2000 u kthyen dhe iu bashkuan radhëve të Aliut r.a.

Pas një kohe, Abdullah ibn Hababi el Erefi së bashku me bashkëshorten e tij shtatzënë, duke menduar dhe duke qenë i bindur se jeton në shoqëri Islame, kalon pran  vendbanimeve të tyre, ata  e ndalin dhe e pyesin: – Çka mendon për Aliun?.

Ai u përgjigjet: – Ai është  emirul muëminijnë (udhëheqës i muslimanëve).

Ata i thonë : – Ti je Kafir (pabesimtarë).

Para syve të tij e  therin  gruan e  tij e cila  ishte shtatzënë në muajin e nëntë  e më pastaj  e mbysin edhe atë. Këtë vepër e bënë  nga fanatizmi që kishin në gjokset e tyre.

Aliju r.a. nuk i kishte luftuar por i kishte lënë të lirë të jetojnë, por i kishte kushtëzuar se nëse e luftojnë Alijun r.a. dhe qytetarët, ai do t’iu kundërvihej. Por pas kësaj ndodhie, Aliu r.a.  i  dëbon prej atij vendi dhe ata shpërndahen në vende të ndryshme.

Edhe pse këto ngjarje kanë ndodhë pas jetës së Muhamedit a.s. disa dijetarë e ndërlidhin me një rast të Muhamedit a.s. me një arab pas betejës se Hunejnit kur Muhamedi a.s. ishte duke i ndarë pagat, kur i vjen një beduin dhe i thotë: – O Muhamed, vepro drejtë sepse nuk je duke veprua me drejtësi!?. Muhamedi a.s i thotë: – Mjerë për ty, po nëse edhe unë nuk veproj me drejtësi kush do të vepronte me drejtësi!?.

Disa prej sehabeve kërkuan nga Muhamedi a.s. që ta ndëshkojnë, por Muhamedi a.s. u thotë: – Jo, se edhe nëse vritet prapë pas tij do të vijnë njerëz të llojit të tij.

Karakteristikat dhe tiparet e havarixhëve

Duhet të jemi të qartë se Muhamedi a.s. nuk  i ka quajtur Havarixhët me emër, as nuk i ka përmend tiparet e tyre me emër, por  ekzistojnë  dhjetëra  hadithe ku dijetarët prej atyre haditheve i përshkruajnë tiparet dhe karakteristikat e Havarixhëve dhe të ngjashmëve me ta. Muhamedi a.s.  aq  mirë i ka detajuar tiparet e tyre  sa që nuk ka detajuar asnjë grup tjetër të muslimanëve në mënyrë të përpiktë sikurse grupimet në një grup të tillë.

Në bazë të atyre haditheve mund të vijmë në konkludim se  tiparet e havarixhëve janë si vijon:

  1. Të rinj në moshë, pa eksperiencë dhe me iluzione e ëndrra, i shikojnë gjërat bardhë e zi dhe jo më shumë.
  2. Janë të ngurtë në mentalitetin e tyre.
  3. Ata thërrasin në parimet Islame, por nuk kanë të bëjnë asgjë me parimet Islame.
  4. Ata thërrasin në librin e Allahut, por nuk kanë të bëjnë asgjë me librin e Allahut.
  5. Ata thërrasin në ligjin e Allahut, por nuk kanë të bëjnë asgjë me ligjin e Allahut.
  6. Lexojnë Kur’anin sa që duket se janë të mrekullueshëm në leximin e tij, por ai lexim nuk kalon më larg se te fyti i tyre sepse nuk buron nga zemra dhe nga thellësia e shpirtit të tyre.
  7. Falin namazin, namazi i tyre duket se është namazi më i miri në krahasim me namazin e të tjerëve, por asgjë nuk kanë të bëjnë me namazin (sepse namazin e bëjnë për ti nënçmuar tjerët).
  8. Agjërojnë sa që agjërimi i tyre duket se është agjërimi më i miri por nuk kanë të bëjnë asgjë me agjërimin (sepse agjërimin e bëjnë për t’i nënçmuar tjerët).
  9. Ata flasin fjalë të mira, janë oratorë, shprehin fjalë impresionuese ashtu që me fjalët e mira të tyre do të duken se janë fjalët më të mira nga të gjitha krijesat por veprat e tyre janë të  këqija (nuk përkojnë me fjalë ëmbla e tyre).

Të gjitha cilësitë e tyre janë cilësi të muslimanit të devotshëm por kulminacion i atyre cilësive është se ato  dalin nga feja Islame ashtu siç del shigjeta nga harku i saj.

Kur havarixhët e kanë thënë fjalën:  “Inil hukmu il-la Lil_lah” (Gjykimi i takon vetëm Allahut), Aliu r.a. për ta ka thënë: “Kaulul hak juradu bihil batil” që do të thotë: “Fjalë e drejtë por me  qëllim të keq”. Dihet se  ata mosfalësin e namazit nuk mundohen me e mësua me u falë por e shpallin kafir, mosagjëruesin nuk e udhëzojnë për agjërim por e quajnë kafir, hajnin nuk e ndalojnë nga vjedhja e mëtutjeshme por e quajnë kafir, ashtu siç e kanë quajtur kafir Aliun r.a. duke i thënë se nuk ka gjykuar me ligjin e Allahut por e ka pranuar arbitrimin edhe pse arbitrimi në Kur’an është i ligjësuar me ajete të tij.

Nuk duhet harruar faktin se Aliun r.a. e kanë vra Harixhinjët me pretekst se nuk është duke veprua me fjalën e Allahut,ndërsa ata e kanë bërë këtë se janë duke vepruar me ligjin e Allahut. A nuk është pra e vërtet  se havarixhët nuk kanë të bëjnë asgjë me parimet Islame, sepse parimet Islame janë të qarta, ndërsa ata i deformojnë dhe veprojnë veprime që nuk kanë të bëjnë me Islamin ata me një fjalë janë fjalë ëmbël ndërsa me vepra janë helmues.

Lini një koment