ËNDËRRIMI I MUHAMED MUSTAFASË A.S.

Marrur nga: “Interpretimi i ëndrrave reflektive”

Autor: Ibni Sijrijni

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

ËNDËRRIMI I MUHAMED MUSTAFASË A.S.

[Me e pa Muhamedin a.s. në ëndërr sikurse me e pa përnjëmend.]

 

Ka thënë Ebu Kasim Omer bin Muhamed Basriju Bitinis e ai nga Aliji bin el Musafir e ai nga Abdurrahman bin Vehbi se i ka tregua axha i tij nga Ebu Besher bin Shihabi e atij i ka tregua Selmete bin Abdurrahmani se Ebu Hurejrete ka thënë: E kam dëgjua Muhamedin a.s. duke thënë: Kush më sheh në ëndërr ai më sheh në të vërtet mua, pse shejtani nuk mund të shndërrohet në formën time.

Ka thënë Ebu Selmete nga Ebu Katade se Muhamedi a.s. ka thënë: Kush më sheh mua në ëndërr e ka parë të vërtetën.

Transmeton Ebul Hasani nga Abdul Vehabi bin Hasan el Kilabi në Damask se atij i ka thënë Ebu Ejub Sulejmani bin Muhamed Huzai se i ka thënë Muhamed bin el Musafa el Hamesij e atij i ka thënë Jahja bin Seid Katani e atij i ka thënë Seid bin Muslimi e atij i ka thënë Enes bin Maliki se Muhamedi a.s. ka thënë: Kush më sheh mua në gjumë nuk do të hyjë në xhehenem.

Transmeton Ebu Bekr Muhamed bin Ahmed bin Muhamed el Esfehani në Meke (në Qabe) Zoti e ruajttë, e ai nga Ebu Hasan Muhamed bin Sehli nga Muhamed bin el Musafa e ai nga Bekr bin Seidi, e ai nga Seid bin Kajsi e ai nga babai i tij se Muhamedi a.s. ka thënë: Nuk hyn në zjarr kush më sheh në gjumë (ëndërr).

 

ËNDËRRIMI I MUHAMEDIT A.S. NË FORMËN E TIJ

 

Thotë profesori Ebu Sead r.a. se Muhamedin a.s. e ka dërgua Allahu mëshirë për të gjithë njerëzimin. Lum për atë i cili e sheh në jetë dhe e pason, lum edhe për atë i cili e sheh në gjumë.

  • Nëse e sheh atë me borxh, do ta lajë borxhin e tij.
  • Nëse e sheh në luftë, do të fitojë.
  • Nëse e sheh në haxh, do ta kryej haxhin.
  • Nëse e sheh në vendin e thatë, ai vend do të bëhet pjellorë.
  • Nëse e sheh në një vend ku sundon padrejtësia aty pastaj do të dominoj drejtësia.
  • Nëse e sheh në një vend ku nuk ka siguri, aty do të ketë siguri. Kjo nëse e sheh Muhamedin a.s. në formën e tij.
  • Nëse e sheh sikur ka qenë i sëmurë dhe shërohet atëherë banorët e atij vendi do ta kenë gjendjen e mirë pas një shkatërrimi.
  • Nëse e sheh Muhamedin a.s. hipur (në mjet udhëtimi) ai do ta vizitoj varrin e Muhamedit a.s. hipur.
  • Nëse e sheh Muhamedin a.s. duke ecur në këmbë, do ta vizitoj varrin e Muhamedit a.s. duke ecur në këmbë.
  • Nëse e sheh duke qëndrua në këmbë, pozita e tij do të forcohet dhe do të emërohet Imam i asaj kohe.
  • Nëse e sheh duke thirrur ezan në një vend të shkatërruar, ai vend do të rindërtohet dhe do të zhvillohet.
  • Nëse e sheh sikur Muhamedi a.s. është duke e ushqyer, kjo d.m.th. se ai është duke i thënë me dhënë zekatin e pasurisë.
  • Nëse e sheh sikur e ka vizitua varrin e tij, do të fitoj shumë pasuri.
  • Nëse e sheh sikur është biri i pejgamberit e nuk është prej lozës së tij, ajo ëndërr tregon imanin e fortë të tij.

Lini një koment