VEHABIJTË, SHIRKU, TEKFIRI, BIDATI DHE TAGUTI

Dr.  Musli Vërbani

 

VEHABIJTË, SHIRKU, TEKFIRI, BIDATI DHE TAGUTI

Në historinë e njerëzimit dihet se ka ekzistuar politeizmi  dhe monoteizmi. Feja Islame është fe monoteiste dhe muslimanët janë monoteist. Shihet se e kundërta e monoteizmit është politeizmi, e nuk mund të quhet monoteizmi politeizëm. Fenë e politeistëve  të Mekës para shpalljes së Kur’anit, Kur’ani e përshkruan kështu:

 “Nëse i pyet(politeistët) kush i krijoi qiejt dhe tokën, do të thonë: “All-llahu”.

E pastaj përgjigjen pse adhurohen idhujt, Kur’ani e tregon nëpërmjet përgjigjes së politeistëve: “që të afrohemi në afërsi të All-llahut”.

Këtë ajet Kur’anor Muhamed Ibnul Abdul Vehabi e bartë tek Muslimanët e Mekës dhe të Medinës së kohës së tij (por edhe te muslimanët në përgjithësi), duke i cilësuar se janë idhujtarë me arsyetimin se : “Politeistët nuk kanë besuar se zotëruat (Idhujt) e tyre mund të krijojnë diç, bile ata  kanë besuar se Krijuesi është All-llahu”. Abdul Vehabi i ka paralelizuar ata që bëjnë tevessul (ndërmjetësim) dhe që vizitojnë varreza  me politeistët që thonë: “Ne i adhurojmë vetëm që të afrohemi në afërsi të All-llahut”. Pra i ka krahasuar idhujtarët paraislamik të Mekës  me banorët e  Mekës dhe të Medinës së kohës së tij për shkak të tevesulit dhe vizitës së varreve.

Pasi që i ka quajtur  idhujtar muslimanët  dhe i ka shpallur kafirë (mosbesimtarë), kanë filluar ta sulmojnë Mekën dhe Medinën, me fjalë tjera banorët e Mekës dhe Medinës.

Vehabijtë kur kanë shkuar në Medine  kanë plaçkitë dhomën  në të cilën gjendet varri i Muhamedit a.s. dhe kanë marrë me vete të gjitha gjësendet me vlerë, kanë dashur ta rrënojnë kubën e gjelbër  mbi varrin e Muhamedit a.s. por nuk ja kanë arritur qëllimit, vetëm se duhet ditur se edhe sot nëse  ju jepet mundësia dëshirojnë ta rrënojnë kuben mbi varrin e Muhamedit  a. s. sepse sipas tyre haram është të falet ne xhaminë  ku ka varre. Edhe sot Vehabijtë varrin e Muhamedit a.s. brenda xhamisë së Muhamedit a.s. e quajnë dukuri  idhujtarie, me fjalë tjera idhujtari dhe insistojnë që  të hiqet. Një dijetar i tyre nuk është falur ne xhaminë e Muhamedit a.s.. Kur e kanë pyetur se pse nuk falesh? Është përgjigjur: “Është i ndaluar (haram) namazi në ato xhami ku brenda tyre ka varre!?”.

Në  Meke ashtu dhe në  Medine Vehabijtë  kanë  shkaktuar krime që s’mbahen mend. I  kanë rrënuar të gjitha shenjat mbi varret e as’habëve (shokëve të Muhamedit a.s).

Muhammed Ali Pasha (me prejardhje Shqiptare)  nga Egjipti dërgoi  birin  tij Tusun Pashën që ti ndal Vehabistët por ishte i pasukseshëm pasi që asnjë prej ushtrisë së tij nuk kthehet në Egjipt. Pastaj e dërgon djalin tjetër të tij, Ibrahim Pashën i cili edhe pse arrin sukses vriten shumë vetë nga të dyja palët. Fitneja e tyre ishte fatkeqësi që e pësuan ithtarët e islamit dhe nga shkaku i tyre është derdhur shumë gjak, është grabitur shumë pasuri dhe me paraqitjen e tyre është shkaktuar dëm i madh.

Në ligjëratat e Vehabijve thuhet se Abdul Vehabi i ka luftua shirkijatet (idhujtarit në fe) dhe bidatet (risitë në fe), ndërsa nuk tregojnë se  Vehabijtë i kanë luftua muslimanët pasi që ata i kanë llogaritur si idhujtarë, por e tregojnë vetëm luftimin ndaj objekteve dhe jo të muslimanëve.

Edhe pse shenjat e para të prishjeve të varrezave kanë  qenë para lufte, menjëherë  pas lufte ka filluar prishja e varrezave dhe e teqeve. Këto ishin shenjat e para të veprimit në praktik të Vehabizmit. Për dallim se përpos prishjes se varrezave dhe teqeve nuk ka ndodhë konflikt luftarak në mes të myslimanëve  mirëpo kjo nuk do te thotë se nuk mund të ndodhë nëse u jepet rasti dhe të kenë mundësi.

LUFTA IRAKO-IRANIANE

Analitikët kanë thënë se faktor i luftës  Irako-Iraniane është faktori naftë, mirëpo ndezës dhe shpërthyes i asaj lufte ka qenë pikërisht ideologjia Vehabiste, duke mos e anashkaluar edhe palën tjetër. Këtë çka po e them e dokumentoj me atë se emërues i përbashkët është po i njëjti:

Shiitët bëjnë tevessul (kërkojn bekim) prej varrezave dhe tyrbeve.

Vehabijtë i luftojnë me ngulm.

Irani e konsideron veten se e ka rolin udhëheqës në gadishullin arabik.

Vehabijtë e  konsiderojnë  si betejë vendimtare për të shpëtuar Islamin nga bidati (risi në fe) që kanë bërë shiitët  për të shkatërruar Islamin.

Edhe pse burim i shiizmit është Basra dhe Kufa e Irakut, qeveria e Irakut është përkrahur moralisht e financiarisht nga Vehabijtë, e cila në fund të luftës nuk është nda e kënaqur me premtimet e premtuara të Vehabistëve e cila më pastaj kaloi në luftën midis tyre dhe erdhi prapë deri tek gjak-derdhja.

Edhe pse lufta përgjakshme zgjati 8 vite  asnjëra nga palët ndërluftuese nuk e arriti fitoren e pakushtëzuar.

Sipas të dhënave jozyrtare lufta  vehabo-shiite (Irako-Iraniane) mori jetët e 1 milion njerëzve jashta  dëmit ekonomik ku  u shkatërruan shumë qytete dhe fshatra, për rimëkëmbjen e të cilave u nevojitën më pas qindra miliarda dollarë.

LUFTA  NÊ SIRI VAZHDIMËSI E LUFTËS IRAKO-IRANIANE

Ajo çka po ndodhë në Siri dhe Irak, nuk është asgjë tjetër pos vazhdimësi e veprimeve Vehabiste të shekullit të XVIII kur Abdul Vehhabi e ka bë kundër banorëve të Mekës dhe Medinës sepse  prapë është emëruesi i përbashkët.

Edhe pse ushtria Siriane është  sunite, mirëpo  Vehabistët e mbështetin luftën, kundër qeverisë Siriane, pasi që sipas tyre Siria është një shtet që udhëhiqet nga një alevit (fraksion Shiit), Bashar al-Asadin ata e cilësojn si kafirë, apo idhujtarë e si pasojë  Vehabijtë  legjitimojnë vrasjen e tij.

Luftën në Siri e quajnë “luftë e drejtë” e sunizmit i cili tregohet si vehabizëm e për pasojë si feja e vërtetë Islame,  kundër shiizmit dhe alevizmit e cila duhet të ç’rrënjoset  me shpatë, pra luftën e tyre kundër Sirisë e justifikojnë si luftë të sunizmit kundër shiizmit dhe një luftë të shenjtë për mbrojtjen e sunetit, ashtu sikurse më herët e kanë justifikuar luftën e sadam Huseinit ndaj Iranit (Shiizmit) dhe luftën ndaj banorëve të Mekës dhe Medinës.

Ideologjia Vehabiste është e ndërtuar mbi parimin që  grupet e “devijuara” brenda Islamit, t’i bëjnë tekfir, apo kafirë, dhe pastaj kërkohen  që të vriten dhe këtë pastaj e quajnë “luftë e shenjtë”.

Maksim e Vehabistëve është: “Nuk rregullohët gjendja e umetit deri sa nuk pastrohet Imani” këtu e kanë për qëllim luftimin e muslimanëve në emër të legjitimimit të luftimit të shirkijateve dhe bidateve (të cilat do t’i sqaroj më vonë).

Ndoshta në fillet e  para të Vehabizmit kanë vdekur me mijëra njerëz, në luftën Irako Iraniane ka arrit  shifra në një milion, mirëpo tani lufta në Siri dhe Irak  veç ka  marrë jetën e dhjetëra mijërave e ndoshta do të tejkalon shifrën në miliona dhe  si rezultat përfundimtar asnjëra palë nuk do të dalë fituese por do të kthehen në pikën zero.

 

 VEHABIJTË DHE TEKFIRI

 

Mushrik ka kuptimin e politeistit, kafir ka kuptimin e pabesimtarit. TEKFIR do të thotë: akuzim për mosbesim.

 Ideja e parë e TEKFIRIT fillon prej Havarixhëve, ku sipas këtij  fraksioni çdo musliman që kryen një mëkat të madh  konsiderohet se ka dalë nga Feja Islame dhe duhet llogaritur për mosbesimtar edhe pse dijetarët janë unikë se mëkati i madh nuk e nxjerrë njeriun nga imani.

 

Vehabijtë e marrin të drejtën që ta quajnë mushrik atë të cilin dëshirojnë ta luftojnë,  po ashtu edhe ta quajnë pabesimtarë atë të cilin dëshirojnë ta sulmojnë, me fjalë tjera e kanë ringjall idenë e TEKFIRIT të Havarixhëve.

Sintagma e “ tekfirit”  është sintagmë e cila ka shkaktuar dhe  shkakton kaos të  brendshëm dhe i gjithë mundi do të orientohej për luftë ndaj ‘vetvetes’ me vetveten, pra në luftë vëllavrasëse.

VEHABIJTË DHE BIDATI

Maksim tjetër e Vehabistëve është se: “Abdul Vehhabi i ka luftue bidatet”.

E cekëm më lart se Vehabijtë nuk tregojnë se Vehabijtë  i kanë luftua ata të cilët sipas pretendimit të tij (tyre) janë quajtur bidat e jo sipas konsensusit të dijetarëve Islam.

Këndimi i Mevludit është bidat;

Tesbihu për të vdekurin është bidat;

Tesbihu pas namazit është  bidat;

Duaja e përbashkët pas namazit është bidat;

Falja e drekës pas namazit të xhumasë është bidat;

Zinxhiri i bidateve nuk merr fund sa që edhe thënien: “Sadakallahul adhijm” (Zoti  e ka thënë të vërtetën) në fund të leximit të Kuranit e quajnë bidat.

Ata  bidatin e quajnë  çështje e cila të qet prej feje dhe që është urë e sigurt për në xhehenem sikurse kufri, dhe se vet bidati është më i keq se vet mëkati sepse tek mëkati mëkatari pajtohet me mëkatin e tij ndërsa te Bidatgjija vazhdon të insistoj ende në bidatin e tij dhe se ai duhet të luftohet.


VEHABIJTË DHE TAGUTI

Sipas Vehabijëve,  në kohën e  Ibn Tejmijjes në vendet  muslimane u paraqit çështja e Tagutit. Ibn Tejmije është  ai  cili  i  ka shpjeguar dhe i ka luftuar ata të cilët  nuk e mohojnë Tagutin. Ai ka dhënë mund të madh në asgjësimin e këtij problem pra në çështjen e TAGUTIT.

Shekuj më pas, kur shirku(idhujtaria) dhe bidati(risia në fe)  ishin me të madhe të përhapura në tokë, dhe kur dalaleti (humbja) dhe xhehli (padituria) ishin rritur, Allahu dërgoi  Muhammed ibn AbdulVehabin,të “ripërtij” fenë dhe t’i luftoj ato.

Pas tij Allahu i dërgoi nxënësit e tij, të cilët i sqaruan llojet e ndryshme të tagutave me të cilët muslimanët në kohën e tyre ishin preokupuar.

Ai i cili nuk e mohon tagutin nuk mund të jetë musliman dhe pasuria e tij është haram, kështu që lejohet t’i merret pasuria të vritet dhe t’i merret  nderi i tij.

Sikurse Tekfiri dhe bidati ashtu edhe Taguti shkakton kaos të brendshëm dhe i tërë mundi do të orientohej në luftë ndaj “vetvetes” pra me vetveten.

Nga Vehabijt dëgjohen thëniet si në vazhdim:

Të punuarit në polici është haram, sepse është Tagut;

Të punuarit në ushtri  është haram  sepse është Tagut;

Të punuarit në administratë është haram sepse është Tagut;

Të punuarit në prokurori dhe gjykatë është haram sepse është Tagut;

Të punuarit në sistemin Bankarë është haram sepse është Tagut;

Të mësuarit në shkolla publike është haram sepse ato shkolla janë shkolla të Tagutit;

Haramet nuk kanë të ndalur. Sa që edhe zërin e femrës e quajnë haram me fjalë tjera e quajnë është turpësi, por e vërteta është se zëri i tyre është turpësi e jo zëri i femrës.

Lini një koment